Vrasjet në Shkodër, Rama: PD s’ka gojë të flasë, të tregojnë shifrat

Publikuar tek: politike, më 21:41 13-09-2018 Vrasjet në Shkodër, Rama: PD s’ka gojë të flasë, të tregojnë shifrat

Një tjetër çështje mjaft e rëndësishme dhe e diskutuar gjerësisht në vend gjatë ditëve të fundit, është edhe kriminaliteti në Shkodër, për të cilin opozita realizoi edhe një mbledhje të jashtëzakonshme në këtë qytet.

I ftuar në “Open” me Eni Vasilin, Kryeministri Edi Rama ngulmoi se janë shifrat ato që e tregojnë se kriminaliteti ka rënë në qytetin e Shkodrës, por edhe në qytete të tjera të vendit, sipas tij, duke e krahasuar me periudhën kur në krye të vendit ishte PD.

“Sa i përket Shkodrës, shifrat tregojnë se numri i vrasjeve është ulur krahasuar me periudhën kur në qeverisjes ishte PD. 61 persona janë nga vrarë nga viti 2010 deri në 2013-ën në këtë qytet, ndërsa nga 2014-ta deri në 2017-ën janë vrarë 34 persona”, tha Rama.

Më tej, Kryeministri u shpreh se 4 vrasje në një kohë të shkurtër nuk janë një lajm i mirë, por sipas tij, PD nuk ka gojë të flasë.

“Katër vrasje në një kohë të shkurtër nuk janë një lajm i mirë, por kjo nuk diskutohet që ne kemi pritshmëri më mirë se kaq. Unë po them se këta nuk kanë gojë të flasim”, u shpreh kryeministri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nuk përmbahet Berisha në emision: Të jetë burrë Rama nuk QAN te Eni Vasili
Berisha i bën Ramës LIVE propozimin e HABITSHËM: T’ia bëjmë vettingun njëri-tjetrit »
Article Logic
Execution time: 0.025787115097046
array(1) { ["section"]=> string(72) "vrasjet-ne-shkoder-rama-pd-s-ka-goje-te-flase-te-tregojne-shifrat-134237" }