Vrau 10 veta por një natë më parë postoi planet në internet, komentuesit e inkurajuan

Publikuar tek: bota, më 15:20 02-10-2015 Vrau 10 veta por një natë më parë postoi planet në internet, komentuesit e inkurajuan Autori i masakrës

Të shtënat me armë në një prej kolegjeve të Oregonit në Shtetet e Bashkuara, ku humbën 9 studentë dhe 1 sherif, u paralajmërua një natë më parë në një prej faqeve më të vizituara në internet “4 Chan”.

Autoritetet amerikane që po investigojnë çështjen janë të ndarë nëse komentet tronditëse ku prersona të ndryshëm i sugjeronin 26 vjeçarit Christopher Mercer se si të kryente masakrën kanë të bëjnë me ndonjë lloj kulti “online” apo e kanë marrë autorin jo seriozisht.

Ja çfarë postoi autori i masakrës në “4Chan”:

“Disa nga ju djema jeni ok. Mos shkoni në shkollë nesër nëse jeni në veriperëndim. Ndodhia do të postohet nesër në mëngjes. Lamtumirë robotë të hapësirës”.

Mesazhi u postua nga një anonim, ndërsa ajo që është më tronditëse janë komentet e përdoruesve të tjerë. Ja çfarë i shkruajnë ata:

“Bëji të gjithë të futen në një cep dhe pastaj hap zjarr”.

Një tjetër shkruan:

“Zgjidh një shkollë me femra se janë objektiv i thjeshtë, nuk do kesh meshkuj beta që hidhen për tu shpëtuar jetën. Mos përdor Shotgun, të sugjeroj të përdorësh armë automatike të fuqishme dhe dy pistoleta nga ato me +15 fishekë”.

Dikush i sugjeron të marrë edhe një thikë me vete".

“Të sugjeroj të marrësh një thikë pasi mund të të bllokojë dikush armën”.

Ditën e nesërme, te i njëjti postim u shfaqën komente si: “Nuk me besohet e bëri vërtet” apo “e kishte seriozisht ky”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029199123382568
array(1) { ["section"]=> string(90) "vrau-10-veta-por-nje-nate-me-pare-postoi-planet-ne-internet-komentuesit-e-inkurajuan-22185" }