Vrau 2 persona dhe plagosi 4 të tjerë, gjykata lë në burg përjetë autorin (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:51 16-05-2018 Vrau 2 persona dhe plagosi 4 të tjerë, gjykata lë në burg përjetë autorin (EMRI) Miklovan Parubi

Gjykata e Shkodrës dënoi me burgim të përjetshëm Miklovan Parubin i cili akuzohet për ‘vrasje në bashkëpunim’

 Parubi vrau 2 persona dhe plagosi 4 të tjerë në vitin 2016. Gjithashtu gjykata ka dënuar me 3 vite burg bashkëautorin e ngjarjes shtetasin M. Shpijatin.

Parubi është autor i një ngjarje tragjike të ndodhur në Shkodër në vitin 2016. Shkodrani qëlloi me kallashnikov shokët e tij, duke lënë dy të vrarë dhe 4 të plagosur. Të vdekur mbetën Ajet Sahiti dhe Gacalin Kopshti. Ndërsa për bashkëpunëtorin e tij Marcel Shpijati, Prokuroria kërkoi 20 vite burg, pasi ky i fundit e pranoi bashkëpunimin me autorin e vrasjes.

Parubi ka deklaruar në polici se qëlloi ndaj shokëve te tavolinës, pasi ata e kishin tallur dhe vënë në lojë. Ndersa Marcel Shpijati personi i cili e ndihmoi të largohej nga vendi i ngjarjes, tha se e ndihmoi Parubin, pasi kishte frike se mos ai e vriste.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0040807723999023
array(1) { ["section"]=> string(84) "vrau-2-persona-dhe-plagosi-4-te-tjere-gjykata-le-ne-burg-perjete-autorin-emri-120969" }