Vrau 3 punonjësit e Bashkisë, autori është kryetar i Partisë Socialiste

Publikuar tek: aktualitet, më 18:12 11-10-2018 Vrau 3 punonjësit e Bashkisë, autori është kryetar i Partisë Socialiste Autori Kujtim Koxha

Tragjedia në fshatin Shëlli të Matit ku kanë ndërruar jetë 3 punonjës të Bashkisë dhe ka mbetur i plagosur një tjetër, ka ndryshuar rrjedhë.

Autori Kujtim Koxha pas një debati me punonjësit e Bashkisë që kishin shkuar në fshat për të hapur një rrugë, ka marrë kallashin dhe në momentin kur ata kanë qenë duke drekuar i ka qëlluar me breshëri plumbash.

Mësohet se Koxha është kryeplak i fshatit Shëlli si dhe kryetar i Partisë Socialiste po i këtij fshati.

51 vjeçari është arrestuar nga policia rreth një orë larg vendngjarjes në përpjekje për tu larguar, në një urë në vendin e quajtur Burgajet, ndërsa për arrestimin e tij janë angazhuar rreth 40 forca policie.

Koxha qëlloi për vdekje Mentor Hoxhën punonjës bashkie, si dhe plagosi Arstrit Hanin, Erzen Aliaj dhe Hamit Buçin (dy të fundit ndërruan jetë në Spitalin e Traumës) gjithashtu punonjës bashkie.


Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Xhisiela na prezanton motrën: Me ty pranë kam gjithë botën (Foto)
 ‘Na vranë duke ngrënë bukë’, kryebashkiaku i Matit reagon për masakrën me 3 të vdekur »
Article Logic
Execution time: 0.0043659210205078
array(1) { ["section"]=> string(77) "vrau-3-punonjesit-e-bashkise-autori-eshte-kryetar-i-partise-socialiste-137459" }