Vrau 3 punonjësit e Bashkisë dhe plagosi 1 tjetër, Policia merr në mbrojtje familjen e autorit

Publikuar tek: aktualitet, më 18:24 11-10-2018 Vrau 3 punonjësit e Bashkisë dhe plagosi 1 tjetër, Policia merr në mbrojtje familjen e autorit Autori Kujtim Koxha

Policia e Matit ka marrë në mbrojtje familjen e Kujtim Koxhës, autorit të vrasjes së 3 punonjësve të Bashkisë dhe plagosjen e një tjetri pasditen e sotme.

51 vjeçari Koxha pas një debati me punonjësit e Bashkisë që kishin shkuar në fshatë për të hapur një rrugë, ka marrë kallashin dhe në momentin kur ata kanë qenë duke drekuar i ka qëlluar me breshëri plumbash duke lënë të vdekur Mentor Hoxhën, Hamit Buçin dhe Erzen Aliajn, ndërkohë është plagosur Astrit Hani.

Për të shmangur ndonjë hakmarrje të mundshme të familjarëve të personave që kanë ndërruar jetë është marrë dhe masa e mbrojtjes ndaj familjarëve.

Kujtojmë se, Koxha është kryeplak i fshatit Shëlli si dhe kryetar i Partisë Socialiste po i këtij fshati.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020618200302124
array(1) { ["section"]=> string(100) "vrau-3-punonjesit-e-bashkise-dhe-plagosi-1-tjeter-policia-merr-ne-mbrojtje-familjen-e-autorit-137468" }