VRAU 8 të afërmit, ARRESTOHET Ridvan Zykaj

Publikuar tek: aktualitet, më 06:53 11-08-2018 VRAU 8 të afërmit, ARRESTOHET Ridvan Zykaj

Policia arreston Ridvan Zykajn, 24 vjeçarin që kreu dje krimin makabër me 8 të vdekur në Selenicë.

 

Mësohet se pas një operacioni të gjatë policor gjatë natës, Zykaj është arrestuar pak minuta më parë. 24 vjeçari u kap në afërsi të banesës së tij, në fshatin Resulaj.

Bashkë me autorin mësohet se është gjetur edhe arma e krimit. 24 vjeçari qëndroi gjatë gjithë natës në arrati, ndërsa forca të shumta policie ishin në kërkim të tij. Operacioni policor u drejtua nga Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Ndërsa mbrëmë në Selenicë ishte edhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

24-vjeçari Ridvan Zykaj qëlloi për vdekje 8 të afërmit e tij, ndër ta dy fëmijë të mitur.

Dinamika e ngjarjes makabre:

Dje u raportua se pak para masakrës ishte në një drekë me familjen. Ai më pas shkoi në një prej banesave ku qëlloi për vdekje vëllain e gjyshit, nusen dhe dy fëmijët, e më pas në banesën tjetër ku vrau anëtarët e tjerë të familjes Zykaj.

Dyshohet që autori të ketë qenë i dehur në momentin që ka kryer vrasjet. Por nuk përjashtohet mundësia që 24-vjeçari të vuajë nga problemet mendore. Pesë vite më parë ai kishte pësuar djegie të rënda në sipërfaqe të konsiderueshme të trupit, çka ngre dyshimet se mund të ketë pësuar trauma.

Një tjetër pistë është ajo e konflikteve të pronësisë. Bashkëfshatarët kanë zbuluar se disa vite më parë familjet ishin konfliktuar për shkak se autori i krimit akuzohej se kishte vjedhur katër pula deti.

Vetëm pak ditë më parë ata ishin konfliktuar sërish për bagëtitë. Dje, pasi konsumoi drekën me familjen e tij ai mori armën dhe shkoi në banesën e Demir Zykajt, vëllai i gjyshit. Ay qëlloi për vdekje Demirin, gruan e tij, djalin dhe nusen e djalit.

Më pas 24-vjeçari i është drejtuar shtëpisë gjitur ku ka qëlluar për vdekje ku ka vrarë edhe katër personat e tjerë, ndër ta dy fëmijët e mitur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0045559406280518
array(1) { ["section"]=> string(48) "vrau-8-te-afermit-arrestohet-ridvan-zykaj-130759" }