Vrau bashkëmoshatarin me thikë, flet Devi Lala: Më sulmoi vetë i pari, jam penduar…

Publikuar tek: barometri, më 08:01 06-03-2018 Vrau bashkëmoshatarin me thikë, flet Devi Lala: Më sulmoi vetë i pari, jam penduar…

Gjyqi i Devi Lalës, të riut që tre ditë më parë goditi me thikë bashkëmoshatarin e tij Armando Gjokazajn, duke e lënë të vdekur, është zhvilluar ditën e sotme me dyer të mbyllura.

Lala ka dalë para trupit gjykues me akuzën e vrasjes së Gjokazës, 15 vjeç.

Sipas Lalës, dy adoleshentët janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe në gjaknxehtësi e sipër, Lala e ka goditur viktimën disa herë me thikë. Ai pranoi se e ka qëlluar Armando Gjokazajn për t’u vetëmbrojtur.

“Më sulmoi vetë i pari, më goditi në kokë me celular. Ata ishin dy dhe unë nxorra thikën nga frika për t’u mbrojtur. E qëllova nga frika, megjithatë ndjej shumë pendesë për veprimin tim. Mund t’a kisha shmangur”- mësohet të ketë thënë Lala në procesin gjyqësor.

Armando Gjokazaj mbeti i vdekur pas një konflikti pranë ambjenteve të gjimnazit “Naim Frashëri” në Durrës, ku u godit disa herë me mjete prerëse nga Devi Lala, goditje të cilat rezultuan fatale për jetën e 15 vjeçarit.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.041581869125366
array(1) { ["section"]=> string(86) "vrau-bashkemoshatarin-me-thike-flet-devi-lala-me-sulmoi-vete-i-pari-jam-penduar-112332" }