Vrau bashkëshorten, aktori dënohet me 40 vite burg

Publikuar tek: bota, më 18:44 10-06-2016 Vrau bashkëshorten, aktori dënohet me 40 vite burg

Ish-aktori i serialit popullor amerikan Shield, Michael Jace është dënuar me 40 vite heqje lirie për vrasjen e bashkeshortes së tij.

Aktori 53 vjeçar qëlloi me armë zjareri mbi bashkëshorten e tij në prezencë të dy fëmijëve të mitur në maj të 2014-ës. Përpara se gjykata të jepte vendimin ai tha se “nuk ka asnjë justifikim për atë që kishte bërë”, ndërsa u kthye nga familjarët e viktimës dhe iu kërkoi ndjesë.

Jace pranoi se e kishte vrarë nënën e dy fëmijëve pas një grindje për motive xhelozie pasi i kishte kërkuar divorcin. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03584098815918
array(1) { ["section"]=> string(55) "vrau-bashkeshorten-aktori-denohet-me-40-vite-burg-43111" }