Vrau gruan me çekiç, gazetari përballet me dënimin me vdekje

Publikuar tek: bota, më 19:15 27-09-2017 Vrau gruan me çekiç, gazetari përballet me dënimin me vdekje

Gazetari britanik Francis Matthew, i cili vrau në mënyrë makabër gruan e tij duke e goditur me çekiç rrezikon të dënohet me vdekje në Dubai.

Ai ka pranuar se e ka kryer krimin edhe pse më pari kishte deklaruar së gruan e tij e kishin vrarë disa hajdutë të cilët kishin hyrë të grabisnin shtëpinë.

Çifti kishte jetuar për 30 vjet në Dubai dhe Francis kishte 22 vjet që punonte si gazetar.

Matthew, 61 vjeç, ka thënë që shkaku që ai vrau gruan ishte se ajo e kishte quajtur “dështak” dhe se kishin debatuar në lidhje më disa borxhe që ai kishte.

Sipas burimeve policore, Mattheë  tha se gruaja e tij ishte zemëruar me të, sepse ata ishin në borxhe dhe kishin nevojë ndërronin qytet.

Gjatë debatit ai mori një çekiç, e ndoqi atë në dhomën e gjumit dhe e goditi atë dy herë në kokë, duke e lënë të vdekur.

Të nesërmen në mëngjes, Matthew u përpoq të bënte që të dukej sikur shtëpia ishte grabitur dhe më vonë shkoi të punonte sikur asgjë nuk kishte ndodhur, duke hedhur çekiçin.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dhëndrri ndalon dasmën në mes, deklarata e papritur i përlot të gjithë: Zemra ime i përket dikujt tjetër
E rëndë, 44 vjeçarja mashtron të miturin dhe abuzon me të, kapet në dhomën e djalit nga mamaja »
Article Logic
Execution time: 0.036391973495483
array(1) { ["section"]=> string(65) "vrau-gruan-me-cekic-gazetari-perballet-me-denimin-me-vdekje-93902" }