Një ngjarje e rëndë tronditi Kosovën disa ditë më parë në fshatin Mushtish ku një 14 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e goditjes me armë nga xhaxhai i tij.
Në familjen Sopaj kishte një festë familjare ku xhaxhai i 14 vjeçarit ka shtënë në ajër e më pas arma i është bllokuar. Në tentativë për ta zhbllokuar atë ai është plagosur vetë si edhe ka vrarë nipin e tij adoloshent.
Sakaq, motra e 14-vjeçarit i quajtur Deni, në një status në facebook, i ka bërë një dedikim xhaxhait ku i thotë se nuk duhet të dëgjojë çfarë flasin njerëzit, pasi ngjarja ndodhi gabimisht dhe pa dëshirën e tij.
“Xhaxhi pa marrë paraysh se çfarë flasin njerëzit ti [për ne je njeriu më i dashur. Muj me thënë që edhe zëvëndëson vendin e prindit gjithcka ndodhi pa dëshirën tënde ti si askush tjetër ja plotësove cdo dëshirë që kishte Edi. Të dojmë shumë xhaxhi”- shkruan motra e të ndjerit.