Vrau veten se akuzohej për krime luftë, zbulohet profesioni i Slobodan Praljak para se të bëhej ushtarak

Publikuar tek: rajon, më 00:31 30-11-2017 Vrau veten se akuzohej për krime luftë, zbulohet profesioni i Slobodan Praljak para se të bëhej ushtarak

Akti i sotëm, kur nxorri helmin dhe vrau veten, e vuri në qendër të vëmendjes ish-gjeneralin kroat Slobodan Praljak. 

Por kush ishte Slobodan Praljak?

I diplomuar edhe në Akademinë e Arteve, Praljak kishte qenë drejtor teatri në Zagreb, Osijek dhe Mostar. Kurse prej vitit 1972 ai kishte punuar si artist i lire.

Ai ka qenë regjisor i serisë televizive “Blesan i Tulipan”, sikurse edhe të serialeve të tjera dhe të dokumentarëve, kurse po ai ka bërë edhe regjinë e dy filmave të metrazhit të gjatë “Povratak Katarine Kozul”, filmi i cili është realizuar në vitin 1989. Praljak ka realizuar edhe filmin tjetër “Jegulje putuju u Sargasko more”, i cili është realizuar në vitin 1979. Ai poashtu ai ka qenë i njohur edhe për shumë skenarë dhe libra, shkruan KultPlus.com.

Karrierës ushtarake ai ishte futur në mesin e viteve ’80-të, ku u vu në krye të trupave kroate në Bosnje.

Për këtë veprimtari të tij në luftë ai ishte akuzuar për krimve luftë dhe Gjykata e Krimeve të Luftës në Hagë kishte vendosur për 32 vite burg.

Më shumë në këtë kategori: « Vazhdojnë dënimet për “puçin” në Turqi, gjykata jep vendimin edhe 28 ushtarakë të tjerë
Maqedonia pushtohet nga protesta të fuqishme të Opozitës »
Article Logic
Execution time: 0.003709077835083
array(1) { ["section"]=> string(110) "vrau-veten-se-akuzohej-per-krime-lufte-zbulohet-profesioni-i-slobodan-praljak-para-se-te-behej-ushtarak-101297" }