Vret shokun pas debatit se kush është më i mirë Messi apo Ronaldo

Publikuar tek: bota, më 14:41 07-03-2016 Vret shokun pas debatit se kush është më i mirë Messi apo Ronaldo

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në periferi të Mumbait, Indi ku një 32 vjeçar është vrarë nga shoku i tij pas debatit të ndezur se kush është futbollisti më i mirë Messi apo Ronaldo.

Obinna Durumchukwa po festonte ditëlindjen e tij në banesë bashkë me shokun e tij të ngushtë, Nwabu Chukwuma.

Obinna ka këmbëngulur se Messi është shumë më i mirë se Ronaldo para shokut të tij që e mendonte të kundërtën. Në një moment debati u bë aq i ashpër sa që Obinna e ka gjuajtur me gotë shokun e tij në kokë. Por ai me një copë qelqi të gotës së thyer e ka prerë në fyt shokun e tij i cili vdiq më vonë pas gjakderdhjes së madhe.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025413036346436
array(1) { ["section"]=> string(71) "vret-shokun-pas-debatit-se-kush-eshte-me-i-mire-messi-apo-ronaldo-34459" }