Vritet në mënyrë misterioze pianistja me famë botërore, e lindur në Rusi por me pasaportë norvegjeze

Publikuar tek: kulture-art, më 17:54 31-08-2015 Vritet në mënyrë misterioze pianistja me famë botërore, e lindur në Rusi por me pasaportë norvegjeze Natalia Strelle e gjendur e vrare ne Britani

Një yll i botës së artit është vrarë mes të dielës dhe të hënës. Bëhet fjalë për pianisten norvegjeze me origjinë ruse Natalia Strelle (me emrin original Natalia Strelchenko), 38 vjeç që u gjet me plagë të rënda në kokë dhe në fyt në pronën e saj në Njuton Heath, një lagje e Mancesterit, ku jetonte së bashku me fëmijët. 

Policia britanike ka filluar hetimin dhe ka ndaluar një burrë 48 vjeç për të cilin ende nuk jepet identiteti: dyshohet se ka qenë autori i krimit.

Por vazhdon të mbetet mister arsyeja e vrasjes së pianistes ndërkombëtare. E lindur në Rusi, ajo debutoi me Orkestrën Simfonike të Shën Petersburgut që në moshën 12 vjeçare. Më pas u transferua në Norvegji ku mori edhe shtetësinë dhe ishte e njohur si një nga pianistet më me emër klasike në nivelin ndërkombëtar. Ajo ishte e njohur dhe në Britani ku jetonte që prej disa kohësh me familjen. Që nga viti 2014 jepte mësim në Konservatorin e Belfort në Francë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kurani më i vjetër në botë, mund të jetë edhe më i vjetër se Profeti Muhamed
“Jehona mediatike”, Parashqevi Simaku feston sot 49 vjetorin e lindjes »
Article Logic
Execution time: 0.023437976837158
array(1) { ["section"]=> string(105) "vritet-ne-menyre-misterioze-pianistja-me-fame-boterore-e-lindur-ne-rusi-por-me-pasaporte-norvegjeze-19610" }