Vuani nga koliti? Ja shkaktarët dhe mënyra si ta kuroni

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:23 24-07-2016 Vuani nga koliti? Ja shkaktarët dhe mënyra si ta kuroni

Më shumë se gjysma e popullsisë vuajnë nga kapsllëku apo diarreja.  Pothuajse të gjithë njerëzit, një herë të vetme në jetën e tyre kanë patur problem me zorrën e trashë. Por ka nga ata që e kanë dhe të përhershëm këtë problem.

Sindroma e zorrës së irrituar (SZI) ndodh kur muskujt në zorrën e trashë kontraktohen më shpejt ose më avash se normalisht.

 Kjo shkakton dhimbje, ngërçe, gazra, periudha të menjëhershme diarreje dhe kapsllëk.

Pavarësisht se këto simptoma janë problematike, SZI nuk shkakton dëm të qëndrueshëm në zorrën tuaj.

Rreth 5-10% e popullatës kanë SZI, e cila e ka pikun e vet mes moshës 20 dhe 39 vjeç. Por ajo mund të ndodhë në çdo moshë dhe shpesh shoqërohet me stres. Ajo prek dy herë më shumë gratë se burrat.

Shenjat dhe simptomat:

Simptomat e SZI-së mund të përfshijnë:

Dhimbje si ngërç në zonën e poshtme të barkut

Gazra dhe fryrje të barkut

Diarre ose kapsllëk apo periudha me të dyja

Nevojë e menjëhershme për të jashtëqitje kur zgjodheni ose gjatë apo pas vakteve

Qetësim i dhimbjes pas jashtëqitjes

Ndjesi sikur nuk jeni zbrazur mjaftueshëm pas jashtëqitjes

Mukus në jashtëqitje

Kriter për vendosjen e diagnozës për SZI përfshijnë dhimbje të barkut ose parehati për të paktën 3 ditë në muaj për tre muaj. Mbi 50% e njerëzve me SZI kanë simptoma psikologjike si ankth apo depresion. Disa njerëz me SZI kanë nivele të ulëta të serotoninës në tru.

SZI mund të ndikojë në mënyrën se si trupi përthith ushqyesit, kështu që disa njerëz mund të mos marrin gjithë ushqimet për të cilat kanë nevojë.

Çfarë e shkakton?

Kërkuesit nuk e dinë çfarë e shkakton SZI-në dhe zorrët e njerëzve me SZI duken normale kur ekzaminohen. Mund të shkatohet nga ndonjë çrregullim në lëvizjen e muskujve të zorrës ose tolerancë e ulët për zgjerimin dhe lëvizjen e zorrëve.

Faktorët e rrezikut mund të përfshijnë abuzimet fizike apo seksuale, dietë të varfër në fibra, stresin emocional, përdorimin e laksativëve, periudhat e diarresë infektive ose inflamacione të tjera të përkohshme të zorrës.

Dieta gjithashtu luan rol të madh në SZI. Disa mjekë besojnë se alergjitë ushqimore shkaktojnë disa raste të SZI-së, megjithëse studimet në këtë drejtim nuk janë shumë të qarta. Ushqimet me yndyrë, ëmbëlsuesit artificialë, kimikatet, mishi i kuq, prodhimet e qumështit, çokollata, alkooli dhe pijet e gazuara mund të nxisin apo rëndojnë situatën te disa persona. Gluteni i miellit gjithashtu mund të përbëjë problem për disa persona me SZI.

Çfarë të prisni nga mjeku:

Doktori mund të prekë barkun tuaj për të kontrolluar për shenjat e dhimbjes. Teste të tjera mund të përfshijnë ekzaminimin e zorrës së trashë, ekzaminimin e legenit (për gratë), sigmoidoskopinë (kontrolli i zorrës së trashë nga anusi), analizën e feçeve, gjakut dhe urinës, ekon dhe grafi për të parë mbi gjendjet e ndryshme.

Doktori gjithashtu mund të kërkojë të shohë nëse jeni intolerant ndaj laktozës, një enzimë që i duhet trupit për të tretur sheqernat e ndodhura në nënproduktet e qumështit. Nëse një person nuk e ka këtë enzimë, ata mund të kenë probleme në tretjen e nënprodukteve të qumështit dhe si rrjedhojë kanë simptoma të ngjashme me SZI-në. Heqja e qumështit dhe nënprodukteve të tij nga regjimi juaj ushqimor për disa javë mund të përcaktojë nëse jeni apo jo intolerant ndaj laktozës.

Trajtimi

Qëllimi i trajtimit është të lehtësojë simptomat. Për disa njerëz, ndryshimet në dieta mund të ulë simptomat. Shtimi i fibrave dhe shmangia e stimuluesve, si kafeina, mund të ndihmojë. Ulja e ankthit duke u ushtruar rregullisht dhe duke kërkuar këshillim mund të jetë jgithashtu një ndihmë. Terapitë plotësuese dhe alternative, përfshirë bimët, suplementet dhe ndryshimet e stilit të jetës jgithashtu ndihmojnë.

Terapitë alternative dhe plotësuese

SZI shpesh trajtohet me terapi alternative. Teknikat për uljen e stresit, si ndryshimet në regjimin ushqimor, hipnoza apo këshillimi.

Ushqimi dhe shtesat:

Disa doktorë besojnë se alergjitë ushqimore nxisin SZI-në, sidomos tek disa njerëz. Ushqimet ndaj të cilat njerëzit janë më shpesh alergjikë janë nënproduktet e qumështit, gruri, misri, kikirikët, qitro, soja, vezët, peshku dhe domatet. Punonjësit e kujdesit shëndetësor mund të rekomandojnë largimin nga regjimi ushqimor të ushqimeve që dyshohet se japin reaksion alergjik dhe më pas i shtojnë një nga një për të parë se cili ushqim nxit simptomat.

Ngrënia shëndetshëm, sidomos me një regjim që përfshin fruta, perime, mund të ndihmojë. Gazrat janë gjithashtu problem dhe ndoshta do të preferoni të shmangni bishtajoret, lakrat, brokolin, lulelakrën, lëngun e mollës, lëngun e rrushit, bananet, frutat e thata dhe rrushin e thatë. Ja disa pika ndihmëse:

Shmangni ushqimin e rafinuar, si bukën e bardhë, brumërat dhe sheqerin.

Hani më pak mish të kuq, peshq të ujërave të ftohta, sojë ose bishtajore për proteinat.

Përdorni vaj gatimi të shëndetshëm si vaj ulliri ose vaj vegjetal.

Ulni ose eliminoni acidet transyndyrorë që gjenden tek ushqime si: patatinat, petullat (donuts), ushqimet e përpunuara, ëmbëlsirat dhe margarina.

Merrni shtesa me fibra për të ulur dhimbjen, ngërçet dhe gazrat.

Shmangni kafeinën, alkoolin, çokollatat dhe duhanin.

Qëndroni larg nga zëvednësuesit e sheqerit, si sorbitoli dhe manitoli, që mund të nxisin simptomat te disa njerëz.

Pini 6-8 gota ujë të filtruar çdo ditë.

Ushtrohuni 30 minuta në ditë 5 ditë në javë

Përfshihuni rregullisht në aktivitete për çlirimin e stresit, si meditimi, tai çi (tai chi) apo jog.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028025150299072
array(1) { ["section"]=> string(60) "vuani-nga-koliti-ja-shkaktaret-dhe-menyra-si-ta-kuroni-47608" }