Vuçiç anullon darkën në Durrës, “marrin frymë” qytetarët durrsakë

Publikuar tek: politike, më 16:08 27-05-2015 Vuçiç anullon darkën në Durrës, “marrin frymë” qytetarët durrsakë

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç nuk do të darkojë në Durrës. Ai e ka anulluar këtë plan, ndërkaq mësohet se do të qëndrojë për darkë në Tiranë.

Ende nuk bëhet i ditur vendi ku do të darkojë kryeministri serb si dhe arsyet e anullimit por mësohet se situata në qytetin e Durrësit është normalizuar pas këtij lajmi dhe qytetarët janë ndjerë të “çliruar” për faktin se do mund të qarkullojnë lirisht.

Kujtojmë se Durrësi ka qenë gjatë gjithë kohës nën masa të rrepta sigurie për shkak të vizitës së kryeministrit Vuçiç, çka ka bllokuar edhe trafikun dhe ka paralizuar lëvizjet e automjeteve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Djali i ish-kryeministrit Berisha për takimin e kryeministrave: Vuçiç i tha Ramës para hundës se Serbia është pjesë e Kosovës
Vuçiç takon Presidentin Nishani: Bashkëpunim ekonomik dhe në infrastukturë »
Article Logic
Execution time: 0.015692949295044
array(1) { ["section"]=> string(68) "vucic-anullon-darken-ne-durres-marrin-fryme-qytetaret-durrsake-12092" }