Vuçiç i referohet Kosovës si ‘’Kosova dhe Metohija’’: Nuk pajtohemi, Rama: Njohja, çlirim për ju

Publikuar tek: politike, më 12:52 27-05-2015 Vuçiç i referohet Kosovës si ‘’Kosova dhe Metohija’’: Nuk pajtohemi, Rama: Njohja, çlirim për ju Aleksandër Vuçiç

Pas deklaratave të kryeministrave Rama e Vuçiç, ka nisur pjesa më e rëndësishme, kur gazetarët i kanë pyetur për Kosovën, Maqedoninë e marrëdhëniet në rajon. Vuçiç i është referuar Kosovës si ''Kosova dhe Metohija'' duke thënë se Serbia nuk pajtohet, ndërsa Rama ka thënë se nuk ndjehet i provokuar. Rama ka deklaruar se nuk ka asnjë problem me qeverinë e Tsiprasit në Greqi dhe se me këta fqinj kemi marrëdhënie të fqinjësisë së mirë por nga ana tjetër nuk negociohet interesi kombëtar për hir të fqinjësisë.

Vucic : Nëse mund të them ne shumë pak nga kjo e kemi mundur ta shohim në Tiranë dhe falenderoj në këtë organizim shumë të mirë që përgatiti Shqipëria. Me ketë mikpritje kemi bërë hajgare dhe kur të vijnë kamerat do të ndryshojmë rolet. Duke thënë me fjalë të cilat tregojnë më shumë dhe unë nuk kam asnjë vërejtje me këtë mikëpritje. Do isha jo i sinqertë po të thosha ndryshe .

Rama: Nuk më interesojnë zgjedhjet në shtetin tim po sa mirë punoj për të. Ky takim do të jetë shumë mirë për shtetet tona. Dhe në të ardhmen do të jenë më mirë.

Rama: Zotimi im në Beograd ishte që çfarëdo të thoshte kryeministri nuk do të ndjeheshim të provokuar dhe nuk ndjehemi të tillë sepse për Kosovën ndajmë qëndrime absolutisht të papajtueshme. Sa i përket marrëdhënieve me fqinjët, për ne marrëdhënia e shqiptarëve me serbët është marrëdhënie kyç për ardhmërinë e rajonit.

Ndërkohë që për Greqinë, kemi një marrëdhënie të gjatë të fqinjësisë së mirë. Kemi një partneritet të nënvizuar strategjik dhe nuk kemi absolutisht asnjë lloj problem me qeverinë e Athinës. Unë e kam uruar kryeministrin Tsipras e kam ftuar për vizitë në Tiranë do të isha i lumtur të vizitoja Athinën dhe nuk shoh asnjë arsye në botë që as Athina dhe qarqe mendimtarësh ose politikanësh në Tiranë  të çuditen pse shteti shqiptar kërkon nga autoritetet greke bazuar në praktikat rutinore te diplomacisë dhe të drejtës ndërkombëtare informacion për kërkimet në det.

Ndërkohë që nuk është sekret dhe nuk ka filluar me qeverinë e re të Athinës përpjekja jonë për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe për të zgjidhur një çështje që për ne është e interesit kombëtar sikurse e interesit dypalësh çështja e kufirit detar.

Duam të vijojmë bashkëpunimin e nisur në të shkuarën. Kemi zgjidhur problemin e vjetër e të vështirë të toponimeve djhe kemi mbajtur hapuir kanalin e dialogut lidhur me detin. Ne nuk negociojmë interesin kombëtar për fqinjësinë e mirë. Por jemi zotuar për politikë të jashtme zero me fqinjët por nuk do të mbyllim sytë ndaj problemeve që si kemi krijuar ne.

Sa i përket çështjes që lidhet me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit, ashtu sikurse ne nuk imagjinojmë t'i tregojmë Athinës se kë të zgjedhë në krye apo nënkryetar të parlamentit, ashtu nuk imagjinojmë dot që Athina apo kushdo kryeqytet të na tregojë ne sesi duhet të veprojmë për parlamentin e zgjedhur nga populli sovran. Kjo është e qartë për ne dhe është problem artificial.

Sa i përket Maqedonosë dua të them se kam nënvizuar dhe do të them atë që është nënvizuar në deklaratën e samitit të Wellsit se as kam kërcënuar dhe as kam shpallur ndonjë qëndrim për VETO. Fjalën VETO e keni vënë ju me ndihmën e politikanëve dhe mendimtarëve të Tiranës. Ne jemi anëtarë të NATO-s dhe flasim në emër të NATO-s kur është fjala për t'u dhënë zë deklaratave të NATO-s. Dhe samiti i Wellsit ka përfshirë në objektivat që Maqedonia duhet të materializojë marrëveshjen e Ohrit. Ne ketë e themi me plot të drejtë. Nuk është kërcënim, është qëndrim. Ndërkohë që mbrëmë kemi marrë me kënaqësi edhe konfimimin e Gruevskit për të qenë këtu dhe do ta kemi një ndër miqtë e ftuar për të qenë të pranishëm në takimin e nesërm.

Rama:  Unë thashë që shqiptarët në jugun e Serbisë kërkojnë dhe meritojnë të kenë atë trajtim dinjitoz që kanë sërbet në veriun e Kosovës dhe kjo është në frymën e përpjekjes sonë të përbashkët për të realizuar me shembuj jetësimin e vizionit që na ka sjellë në këtë afrim të rëndësishëm e strategjik të rajonit. Sa i përket serbëve në Shqipëri deri më sot nuk kam dëgjuar asnjëherë asnjë lloj ankese dhe dua ta them me krenari se Shqipëria por edhe Kosova pra aty ku shqiptarët kanë mundësinë, kanë garantuar një trajtim spektakolar të minoriteteve pavarësisht se janë apo jo minoritete me konventave ndërkombëtare.

Vucic : Nëse me lejoni unë do të jap përgjigjen e pyetjes së dytë. Ky incident ka qenë i keq për marrëdhëniet tona. Sigurisht i organizuar politikisht sepse ishte flamuri i Shqipërisë së Madhe, ka qenë një incident politik. Unë e di emrin, është zoti Ismail dhe ata janë persona që kanë ardhur nga Italia tre apo katër ditë para mbajtjes së lojës dhe sipas të gjithë gjasave kjo ka pasur qëllimin e vet politik. Kjo tregoi sesa të brishta janë marrëdhëniet tona dhe emocionet nga të dy anët u treguan.

Unë jam shumë i bindur se kanë ekzistuar edhe qëllime të tjera por nuk është aq e rëndësishme për të prishur marrëdhëniet që po ndërtojmë. Sa i përket pyetjes së parë kam folur mirë për këtë vizitë dhe kam thënë se është Shqipëria në ekspansion në shumë fusha. Shqiptarët ose serbët nëse pajtohen a jo, është diçka tjetër. Të gjitha dallimet dhe mosmarrëveshjet kur janë në pyetje pakicat unë jam i gatshëm të dëgjoj se ç'mund të bëjmë për shqiptarët në Preshevë e Bujanovc. Ashtu sikurse i kam thënë edhe zotit Rama. Marrëdhëniet do të jenë më pozitive për shqiptarët në territorin e Serbisë besoj se qeveria e Tiranës do të bëjë diçka pozitive për serbët këtu. Këtu çdo herë mund të kemi përparim. Nuk i iki këtyre obligimeve dhe këto marrëdhënie janë të rëndësishme për ne. jJmi të gatshëm të dëgjojmë të gjithë vërejtjet e asgjë më shumë.

Rama: Marrëdhëniet mes tyre dhe si do të punojmë me këtë paqe dhe për këtë paqe, varet si do të jetë nesër rajoni dhe Evropa. Bindja ime ka qenë dhe mbetet që nëse para 10 vjetësh ne kishim nevojë për Evropën, sot Evropa ka nevojë për ne Ballkanin, po aq sa Ballkani ka nevojë për Evropën. Dhe e ardhmja e Ballkanit është e lidhur me sigurinë e paqen e normalitetin në BE

Rama: Ne kemi qenë shumë të qartë që ditën e parë në mbështetje të fortë të dialogut. Duhet t'iu kujtoj që ne kemi pasur edhe një nismë për t'i drejtuar komisionit të çmimit Nobel kërkesën për t'i dhënë çmimin Nobel dy lidërve që çelën dialogun dhe baroneshës Ashton. Dialogu shënoi fundin e historisë së konfliktit dhe sanksionoi në këndvështrimin tonë shpërbërjen e gjithë tymit pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Dhe në Beograd e kam nënvizuar dialogun. Por nuk ndryshoj qëndrim për Kosovën. Bindja ime mbetet se njohja e Kosovës është çlirim edhe për Serbinë. Por s'dua të hyj më thellë në këtë çështje sepse sot jemi miq në shtëpinë tonë dhe ne respektojmë miqtë dhe sensibilitet që ata kanë.

Sa i përket Shqipërisë së Madhe unë e përsëris që Shqipëria e Madhe është një ide, të cilën e kanë promovuar dhe e ushqejnë ata që nuk i duan të mirën shqiptarëve. Jo ne dhe jo kombi ynë që nuk synon zmadhime në kurriz të askujt por synon vetëm vetëvendosje e bashkëjetesë. Nuk ka projekt të Shqipërisë së Madhe mes nesh, ka vetëm një projekt: projekti i bashkimit tonë në rrugën e BE. Ne duam një Ballkan pa kufi për shqiptarët dhe mes shqiptarëve por edhe mes nesh e jush dhe gjithë popujve të tjerë. Kaq ia detyrojmë njerëzve tanë e njëri-tjetrit në një kohë të re kur nacionalizmat folklorikë të së shkuarës nuk kanë shanc të gjejnë ndonjë vend zotërues. Sikurse nuk mungojnë gjithandej. Por s'kanë lidhje me disponibilitetin tonë për një të ardhme të përbashkët dhe për t'i bërë vendet tona pjesë të zhvillimeve në Evropë.

Ajo që kryeministri tha për një projekt dhe vullnetin tonë për të mbështetur bashkërisht projektet është shprehje e kësaj gatishmërie, sepse mbështesim autostradën e kaltër që lidh Kroacinë, Shqipërinë e Greqinë. Dëshira jonë për sa më shumë vizitorë nga Serbia në bregdetin tonë dhe këto lidhje do të ndihmojnë afrimin dhe ne besojmë se Shqipëria e Serbia do të bashkojnë zërin e tyre dhe do të trokasin me vision në dyert e Brukselit. Sepse paqja është shumë e brishtë dhe e madhe për shpatullat tona. Na duhet një mbështetje me e fortë dhe e qëndrueshme nga BE dhe Komisioni Evropian. Të jeni të bindur që bashkë marrim më shumë zhvillim ekonomik, social, integrim dhe lehtësira që forcojnë më pas paqen.

Vuçiç: Sa i përket puyetjes së parë kam folur mirë për këtë vizitë dhe kam thënë se është Shqipëria në ekspansion në shumë fusha. Shqiptarët ose serbët nëse pajtohen a jo është diçka tjetër. Të gjitha dallimet dhe mosmarrëveshjet kur janë në pyetje pakicat unë jam i gatshëm të dëgjoj se ç'mund të bëjmë për shqiptarët në Preshevë e Bujanovc. Ashtu sikurse i kam thënë edhe zotit Rama. Marrëdhëniet do të jenë më pozitive për shqiptarët në territorin e Serbisë besoj se qeveria e Tiranës do të bëjë diçka pozitive për serbët këtu. Këtu cçdo herë mund të kemi përparim. Nuk i iki këtyre obligimeve dhe këto marrëdhënie janë të rëndësishme për ne. Jemi të gatshëm të dëgjojmë të gjithë vërejtjet e asgjë më shumë.

Rama: S'dua të tkthehem te fluturaku që na bëri obkekt të lajmeve dhe vëmendjes së gjithë botës. Besoj që për ne Shqipëria e Madhe ngaqë nuk është as vizion as projekt as program edhe nuk na bën përshtypje kur shfaqet qoftë edhe në atë formë që u shfaq në stadiumin e Beogradit. Ne po të kishim par  një flamur të Serbisë së Madhe do kishim qeshur të gjithë si popull. Por të mos hyjmë në këtë terren sepse besoj se mësimi për t'u nxjerrë nga ajo ngjarje është ndjerrë nga të dy palët”: Kjo paqje kaq e madhe është ende aq e brishtë sa mund të vihet në rrezik edhe nga një top futbolli. Ne e kemi kapërcyer me kurajo atë moment dhe sot jemi këtu në vizitën e kthimit që shënon vullnetin e përbashkët për të parë përpara dhe bindjes së përbashkët se pavarësisht mosdakortësive apo një mosdakortësie monumentale kemi përgjegjësi të pafundme. Serbët dhe shqiptarët nuk kanë përgjegjësi ndaj vetvetes por edhe ndaj rajonit dhe Evropës. 

Lexo edhe: 

Vuçiç këndon himnin serb, Rama sheh nga qielli helikopterët (Video)

Rama: Dialogu Serbi-Kosovë jo vetëm në letër, kundër ksenofobisë në Ballkan

Kryeministri serb poston në Twitter foton zyrtare të takimit në Pallatin e Brigadave

Vuçiç "zbardh" misterin e dronit: Ismaili shkaktoi incidentin diplomatik

Vuçiç:Krenar që jam i pari kryeministër serb që vi në Shqipëri. Faleminderit për mikpritjen

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vuçiç: Krenar që jam i pari kryeministër serb që vi në Shqipëri. Faleminderit për mikpritjen
Vuçiç kalon me“nënqeshje” deklaratat e Ramës për Preshevën »
Article Logic
Execution time: 0.024228096008301
array(1) { ["section"]=> string(94) "vucic-i-referohet-kosoves-si-kosova-dhe-metohija-nuk-pajtohemi-rama-njohja-clirim-per-ju-12069" }