Vuçiç kapet në ''Twitter'' me Ramën:"Do vijmë pa dron e do fitojmë!" Rama: "S'ke asgjë në dorë!"

Publikuar tek: politike, më 14:15 10-07-2015 Vuçiç kapet në ''Twitter'' me Ramën: Vuçiç dhe Rama në Tiranë

Sot shqiptarët janë gëzuar së tepërmi për fitoren e 3-pikëshit në ndeshjen e papërfunduar për shkak të dhunës në Beograd, ku  Kombëtarja Shqiptare luajti me atë serbe. Por një nga lajmet që zgjoi më shumë kuriozitet ishte edhe biseda virtuale, në profilet me emrat e Ramës dhe Vuçiç, dy kryeministrave.

Biseda u nxit nga Vuçiç, ku i thoshte Ramës, se nuk duhej të bëhej merak dhe se serbët do ta fitonin ndeshjen në stadiumin në Tiranë, por pa drone dhe pa ndihmën e askujt. Por më pas  Rama e korrigjoi, duke i thënë se ndeshja do të bëhej në Shkodër. “Apo në Elbasan, është e njëjta gjë’’,iu përgjigj Vuçiç. Në fund, Rama i kujton ‘’mikut të tij të dashur, kryeministrit serb’’ që atë ditë kur do të luhet ndeshja do të fitojë ai që luan më mirë futboll “Pra mos thuaj do të fitojmë, se asgjë nuk varet nga ty’’, i kujtoi Rama.

 

Biseda e plotë:

VUÇIÇ: ...dhe viktima u dënua. Vendimi i Gjykatës së Lozanës është një turp për drejtësinë, juridikisht dhe një ofendim për të gjithë njerëzit normalë

VUÇIÇ: Mos u merakos @ediramaal, ne do ta fitojmë ndeshjen, pa dron dhe pa ndihmën e askujt, në stadiumin në zemër të Tiranës. Derisa të takohemi sërish!

RAMA: Dhe që ta dish ndeshja do bëhet në Shkodër, ku je i mirëpritur të jesh i ftuari im i nderit, qe t'i duartrokasim së bashku ata që do fitojnë.

VUCIC: Ose në Elbasan, është e njëjta gjë! #Sport #utakmica

RAMA: Në Shqipëri , miku im i dashur @SerbianPM, atë ditë do të fitojë kush do luajë më mirë futboll, pra kurrë mos thuaj ‘’Ne do fitojmë’’, se s'ke asgjë në dorë :-)

VUÇIÇ: [email protected]  E ke thënë mirë. Kënaqësia do jetë e imja.  :)

 

Tashmë duhet ndjekur nëse biseda mes tyre do vazhdojë. Por mbi të gjitha, duhet parë nëse hackera-t nuk kanë vënë dorë mbi profilet e tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skandal/ Këshilltari i Presidentit Nishani: E çfarë është Merkel? Një yll i shuar politik, Basha shumë mirë që s’e takoi
Durrës/ KQZ vendos hapjen e kutive me materiale zgjedhore në 8 qendra votimi »
Article Logic
Execution time: 0.0040428638458252
array(1) { ["section"]=> string(91) "vucic-kapet-ne-twitter-me-ramen-do-vijme-pa-dron-e-do-fitojme-rama-s-ke-asgje-ne-dore-15817" }