Vuçiç këndon himnin serb, Rama sheh nga qielli helikopterët (Video)

Publikuar tek: politike, më 10:45 27-05-2015

Ka kaluar pa asnjë incident ceremonia e pritjes në Pallatin e Brigadave ku roja e nderit e Shqipërisë ka paraqitur forcën para dy kryeministrave.

Menjëherë, i pari ka filluar himni serb, dhe siç u pa qartë, kryeministri Vuçiç, e ka kënduar atë gjatë gjithë kohës. Kamerat fokusuan buzët e tij ndërkohë që ishte duke kënduar refrenin e himnit serb.

Kur erdhi radha e himnit shqiptar, kryeministri Rama ka qëndruar me i ftohtë, me vetulla të ngrysura, në ball i dalloheshin rrudhat, edhe për shkak të diellit që i binte përballë. Por nuk e ka kënduar himnin.

Përkundrazi, kryeministri shqiptar në disa momente ishte duke parë nga qielli. Ndoshta helikopterët që po patrullojnë qiellin e Tiranës kanë tërhequr vëmendjen e kryeministrit, duke qenë se po patrullojnë ulët dhe bëjnë shumë zhurmë. E ndoshta për këtë arsye Rama ka parë nga qielli.

Pjesa tjetër e ceremonisë ka kaluar më së miri. Dy kryeministrat nuk kanë folur kur kanë kaluar para rojës së nderit, dhe më pas vjen takimi me delegacionet. Ministri i jashtëm e diplomat karriere kanë qenë ata që ka vënë Rama përballë Vuçiç, e nga ana tjetër, ishte Vuçiç që prezantoi delegacionin e tij. Pasi kjo ceremoni shkoi më së miri, dy kryeministrat kanë buzëqeshur, madje edhe qeshur. Dhe ashtu së bashku, kanë përshkruar shkallët për të hyrë në Pallatin e Brigadave.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shehu: Vizita e Vuçiç po ekzagjerohet, po shoqërohet me pompozitet
Del foto e parë e takimit, Vuçiç në ‘’Twitter’’ sapo shkel token shqiptare: Me shpresë do jenë takime produktive »
Article Logic
Execution time: 0.020700931549072
array(1) { ["section"]=> string(70) "vucic-kendon-himnin-serb-rama-sheh-nga-qielli-helikopteret-video-12059" }