Vuçiç: Krenar që jam i pari kryeministër serb që vi në Shqipëri. Faleminderit për mikpritjen

Publikuar tek: politike, më 12:31 27-05-2015 Vuçiç: Krenar që jam i pari kryeministër serb që vi në Shqipëri. Faleminderit për mikpritjen

Kjo është fjala që kryeministri serb Aleksandër Vuçiç mbajti në konferencën e përbashkët pë shtyp me kryeministrin Rama. Vuçiç u shpreh krenar që është i pari kryeministër serb që viziton Shqipërinë dhe ka falenderuar disa herë për mikpritjen , duke evidentuar më poshtë edhe qëndrimet e ndryshme të dy shteteve për Kosovën. Kryeministri Vuçiç tha se do ketë marrëdhënie bashkëpunimi edhe në ekonomi mes dy vendeve, këtu do vijnë investitorët serbë dhe anasjelltas.

 "Ju falenderoj për mirëserardhjen dhe të tjerëve dhe dëshiroj të them që jam krenar që jam si kryemininstri i Serbisë i pari që ka ardhur në Tiranë për qyttetarët që japin respekt ndaj shteteit shqiptar dhe tregon se ne duam marrëdhënie të mira. Dhe marrëdhëniet politike të jenë të mira. Ne e dimë se marrëdhënia ekonmomike është ndërrimi i mallrave për ne. Mendojmë se është me rëndësi të punojmë në projekte infrastrukturore të mëdha dhe ato që janë nënshkruar në letër për ndihmën nga Evropa për Prishtinë,  Prizren, Morinë, Drac.

Për ne është me rëndësi që kilometrat nëpër territor të Kosovës dhe në Shqipëri si shtet i pavarur. Kjo do të bashkojë Serbinë dhe shqiptarët në Kosovë dhe Tiranë dhe anasjelltas. Kur projekti nuk është i lirë. Por ne e ndërtojmë pjesën e vet dhe e kemi situatën  më të mirë. Dhe jemi të gatshëm për të treguar se sa është i rëndësishëm ky projekt dhe çfarë do të japim ne dhe ndërmarrja në suazën e sturukulturave jo vetëm për të dhënat por kemi biseduar edhe për turizmin si të motivojmë qytetarët e serbisë që të vijnë sa më shumë në Tiranë dhe anasjelltas

Kemi diskutuar për vështirësitë  në interes të posacëm jemi në rrugë të mirë që të bëjnë dicka më shumë. Nuk pajtohemi për disa cështje si Kosova dhe Metohija dhe Serbia e kërkon si pjesën e vet dhe Shqipëria si të pavarur. Ne kemi biseda mes Prishtinës dhe Beogradit. Dëshiroj të them që janë për ato arsye që janë të domosdoshme në planin e brendshëm të Serbisë dhe në të kundërtën janë opinioni që shumë njerëz pyesin pse jam unë këtu. Puna ime është edhe puna e qeverisë së Serbisë. Ne këtu do të sjellim edhe investitorë tanë dhe investitorë shqiptarë në Serbi. Dhe prej këtyre marrëdhënieve do të fitojnë dypalët. Këtë e bëjmë në interes të të dy popujve. A do të përshëndetet kjo nga BE e SHBA? Jam i bindur se kjo është me më pak me rëndësi duke llogaritur sa fitojnë vendet tona. Për 100 ose 200 vite marrdhëniet mes nesh kanë me qenë kurrizi në këtë pjesë të evropës dhe jemi të ndërgjegjshëm se me luftë nuk rregullojmë këtë punë. Por vetëm me biseda dhe marrëdhënie të sinqerta jam i sigurt se kemi një të ardhme të mirë. Nëse ndryshohen kuptimet duhet të shohim të ardhmen. Unë dëshiroj të zgjatem për pritjen miqësore të popullit shqiptar pa marrë parasysh ndryshimet tona. Kjo ka qenë dhe do të jetë edhe në të ardhmen por kjo nuk duhet të ndryshojë marrëdhëniet  strategjike në të ardhmen.

Ju falenderoj për mikpritjen. E kam pritur dy herë Ramën, jemi takuar edhe në botë gjithmonë kemi folur hapur. Jam i bindur se marrëdhëniet tona janë të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor me qëne çdo marrëdhënie me e mirë. Edhe njëherë faleminderit për mikëpritje dhe jam i sigurt se do të kemi biseda të frytshme dhe me kryeytarin Il;ir Meta me Nishanin dhe Lulzim Bashën dhe nesër do të kemi një forum. Dhe falemnderit për këtë mundësi që na dhatë.

Lexo edhe: 

Vuçiç këndon himnin serb, Rama sheh nga qielli helikopterët (Video)

Vuçiç i referohet Kosovës si "Kosova dhe Metohija": Nuk pajtohemi. Rama: Njohja, çlirim për ju

Rama: Dialogu Serbi-Kosovë jo vetëm në letër, kundër ksenofobisë në Ballkan

Kryeministri serb poston në Twitter foton zyrtare të takimit në Pallatin e Brigadave

Vuçiç "zbardh" misterin e dronit: Ismaili shkaktoi incidentin diplomatik

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: Dialogu Serbi-Kosovë jo vetëm në letër, kundër ksenofobisë në Ballkan
Vuçiç i referohet Kosovës si ‘’Kosova dhe Metohija’’: Nuk pajtohemi, Rama: Njohja, çlirim për ju »
Article Logic
Execution time: 0.024291038513184
array(1) { ["section"]=> string(96) "vucic-krenar-qe-jam-i-pari-kryeminister-serb-qe-vi-ne-shqiperi-faleminderit-per-mikpritjen-12066" }