Vuçiç “kunjë” direkte Ramës: Ai është lider botëror, unë jam lokal

Publikuar tek: politike, më 20:18 31-08-2015 Vuçiç “kunjë” direkte Ramës: Ai është lider botëror, unë jam lokal

Është duke u transmetuar debati televiziv mes kryeministrave Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç, i zhvilluar në një televizion të austriak.

Gjatë debatit, kryeministri serb Vuçiç ka lëshuar një batutë për kryeministrin Rama, kur e ka konsideruar atë “lider botëror”.

“Rama është politikan botëror ndërsa unë jam lokal, merrem vetëm me Serbinë dhe kjo që po them nuk është shaka”, është shprehur Vuçiç, ndërsa Rama e ka anashkaluar këtë batutë.

Ndoshta, kjo deklaratë e Vuçiç është nxitur nga pyetja që iu bë Merkelit në Tiranë, nëse Rama është apo jo lider i Ballkanit, por përgjigja e kancelares gjermane ishte negative.

Më tej, Vuçiç ka thënë se shqiptarët dhe serbët janë urryer prej shekujsh dhe tashmë ka ardhur koha që kjo të filloj të ndryshoj. Sipas Vuçiçit, shqiptarët dhe serbët janë popujt më të mëdhenj në Ballkan dhe duhet të vlerësohet ky fakt për të kuptuar të ardhmen e rajonit.

Lexo edhe: Rama: Vitin e kaluar për pak shkuam në luftë me Serbinë. Vuçiç: Do jem në krah të Ramës në Elbasan

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rroshi për vendimin e demokratëve: Shqup-i i vogël braktisi familjet në nevojë, të mos braktis edhe “Besën”
Rama: Vitin e kaluar për pak shkuam në luftë me Serbinë. Vuçiç: Do jem në krah të Ramës në Elbasan »
Article Logic
Execution time: 0.017860174179077
array(1) { ["section"]=> string(68) "vucic-kunje-direkte-rames-ai-eshte-lider-boteror-une-jam-lokal-19623" }