Vuçiç takohet me kreun e Kuvendit Meta: Bashkëpunimi rajonal i rëndësishëm për paqen në rajon

Publikuar tek: politike, më 15:21 27-05-2015 Vuçiç takohet me kreun e Kuvendit Meta: Bashkëpunimi rajonal i rëndësishëm për paqen në rajon

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç është takuar me kreun e Kuvendit Ilir Meta, ku folën për rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht për paqen dhe stabilitetin e rajonit.

Gjatë takimit, Meta shprehu rëndësinë që ka bashkëpunimi rajonal veçanërisht në drejtim të ndërlidhjes infrastrukturore, energjitike dhe inkurajimit të investimeve reciproke. 

“Shqipëria dhe Serbia janë dy vende të ndërgjegjshme për peshën e tyre specifike në rajon, ndaj dhe bashkëpunimi mes nesh i shërben forcimit të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale”, tha Meta.

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic shprehu kënaqësinë për realizimin e kësaj vizite të parë të një kryeministri serb në Tiranë si dhe mirënjohjen për mikpritjen e ngrohtë që ka gjetur në vendin tonë.

Takimi i Vuçiç me kreun e Kuventit Meta, ka nisur menjëherë pas takimit në Pallatin e Brigadave me kryeministrin Rama. Biseda mes dy zyrtarve të lartë, pritet të zbardhet pas përfundimit të takimit. Kryeministri serb do të takohet më pas me Presidentin Bujar Nishani dhe me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish-presidenti Moisiu në Kumanovë, ndërkohë që Vuçiç në Tiranë
Djali i ish-kryeministrit Berisha për takimin e kryeministrave: Vuçiç i tha Ramës para hundës se Serbia është pjesë e Kosovës »
Article Logic
Execution time: 0.072681903839111
array(1) { ["section"]=> string(98) "vucic-takohet-me-kreun-e-kuvendit-meta-bashkepunimi-rajonal-i-rendesishem-per-paqen-ne-rajon-12087" }