Vuçiç u merr kinezëve 10 miliardë dollarë dhe hekurudhën Beograd-Budapest. Po Rama?

Publikuar tek: politike, më 10:09 25-11-2015 Vuçiç u merr kinezëve 10 miliardë dollarë dhe hekurudhën Beograd-Budapest. Po Rama? Kryeministri serb dhe ai i Kines ne trenin e shpejte ne Shangai

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç nuk humb kohë. Ndryshe nga liderët e tjerë, përfshi edhe kryeministrin shqiptar që janë në Kinë për të marrë pjesë në samitin e Kinës, Aleksandër Vuçiç e ka “rrëmbyer” kryeministrin kinez për një xhiro me tren ekspres për të garantuar edhe atë që ai e shpall po vetë: ndërtimin e hekurudhës Beograd – Budapest. 

“Hekurudha Beograd-Budapest do të përfundojë brenda 2 viteve. Me kryeministrin kinez në trenin me shpejtësi të lartë në Shangai” shkruan Vuçiç ndërkohë që poston në twitter dhe foton përkatëse.

Serbia e ka shfrytëzuar samitin për të përfituar projekte dhe lekë nga Kina. Vuçiç thotë se Serbia është ndër të parat vende që po kandidon për një linjë krediti prej 10 miliardë dollarësh.

Mediat në Serbi shkruajnë se vizita tre ditore e Vuçiç në Kinë rezultoi e suksesshme. “Jam shumë I privilegjuar se kemi një pozicion të mirë të Serbisë me Kinën. Bëhet fjalë për bashkëpunim në infrastrukturën energjetike, rrugore, hekurudhore, si dhe në bujqësi e turizëm.

Në këtë Samit është edhe kryeministri Rama. I cili dje njoftoi se edhe Shqipëria do të përfitojë projekte nga Kina. “Nga ky takim i katërt pritet të nisin projekte të reja konkrete në sektorë me rëndësi të veçantë në zhvillimin e gjithë rajonit si energjia, turizmi, bujqësia dhe infrastruktura. Po ashtu, Shqipëria së bashku me Malin e Zi, si edhe me Bosnie-Hercegovinën dhe Kroacinë, janë koordinuar për financimin e Autostradës Adriatike-Ioniane, e quajtur ndryshe “Korridori i Kaltër”” shkruan Rama në faqen e tij në facebook.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ambasada ruse: E vërteta e bazës ushtarake në Nish të Serbisë
Deklarata bombë nga BE: Shkarkoni të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët e Shqipërisë »
Article Logic
Execution time: 0.16819882392883
array(1) { ["section"]=> string(87) "vucic-u-merr-kinezeve-10-miliarde-dollare-dhe-hekurudhen-beograd-budapest-po-rama-26235" }