Vuloset Saranda me votat e Ksamilit, Florjana Koka kryebashkiake. Koço Kokëdhima feston me mbështetësit

Publikuar tek: politike, më 14:28 22-06-2015 Vuloset Saranda me votat e Ksamilit, Florjana Koka kryebashkiake. Koço Kokëdhima feston me mbështetësit

Ka përfunduar numërimi edhe në Sarandë ku Florjana Koka është konfirmuar si kryebashkiake në Bashkinë e re të Sarandës.

Kandidatja e Aleancës për Shqipërinë Evropiane fitoi me  1250 vota plus kundrejt kandidatit të djathtë. Kutitë e fundit në Ksamil ishin përcaktuese të rezultatit që i dha fitoren Florjana Kokës përballë rivalit Kreshnik Bozho. Sipas të dhënave përfundimtare për Florjana Kokën janë hedhur në kuti 7663 vota, ndërkohë që për kandidatin e PD Kreshnik Bozho jane hedhur ne kuti 6812 vota. Gara ka qenë e fortë per të dy kandidatet nderkohe qe shumëkush ne oret e para te mengjesit te djeshem pati përshtypjen e humbjes së Sarandes, per shkak se në kutite e para ishte përpara kandidati i PD. Por në fund erdhën kutite e Ksamilit, zona që ka pasur më shumë probleme për çeshtjen e tokave dhe që ka marrë premtime reale nga qeveria. Këto vota kanë qenë përcaktueset për fitoren.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Garë kokë më kokë në Lezhë por Fran Frrokaj kryeson
Gramshi ka një kryebashkiake: Kandidati i djathtë uron Luljeta Dollanin për fitoren »
Article Logic
Execution time: 0.018362998962402
array(1) { ["section"]=> string(107) "vuloset-saranda-me-votat-e-ksamilit-florjana-koka-kryebashkiake-koco-kokedhima-feston-me-mbeshtetesit-14338" }