Websiti Serb për Elhaida Danin: Zë i fuqishëm dhe magjepsës i vajzës shqiptare

Publikuar tek: kulture-art, më 11:51 31-03-2015 Websiti Serb për Elhaida Danin: Zë i fuqishëm dhe magjepsës i vajzës shqiptare Artikulli për Elhaida Danin

Atë që e ndan politika e bashkon arti. Websiti serb kushtuar Eurovizionit ka realizuar një intervistë me këngëtaren shqiptare Elhaida Dani.

“Ajo është vetëm 22 vjeç dhe ka një karrierë të suksesshme muzikore si dhe shumë çmime. Publiku europian dhe profesionistët në muzikë i kanë kushtuar vëmendje asaj për shkak të zërit të saj të fuqishëm dhe magjepsës, përmes pjesmarrjes në talentshoën Italian ku e fitoi. Që prej atëherë karriera e saj po ecën çdo ditë e më mirë dhe kulmi i karrierës së saj të deritanishme ishte fitorja e festivalit në Shqipëri. Kështu, Elhaida pati mundësinë të prezantojë vendin në Eurovision Song Contest në Vienë dhe ESC Serbia pati shancin të fliste me këtë vajzë shqiptare, sharmante dhe positive.”, shkruan siti serb.

Natyrisht që Elhaida e ka falenderuar publikisht aktin e intervistës ndaj saj po kështu ka bërë dhe websiti serb.

elhaidadaniserbiaflm

Postimi i Elhaida Danit pas shkrimit të sitit serb për pjesmarrjen e saj në Eurovision

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndërron jetë poeti nobelist Tomas Transstromer
Impresionuese, artisiti jep iluzionin e kameleonit të pikturuar në dy trupa njeriu »
Article Logic
Execution time: 0.0041351318359375
array(1) { ["section"]=> string(82) "websiti-serb-per-elhaida-danin-ze-i-fuqishem-dhe-magjepses-i-vajzes-shqiptare-7433" }