WhatsApp në telashe, mos iu përgjigjni këtij numri

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:07 11-10-2018 WhatsApp në telashe, mos iu përgjigjni këtij numri

WhatsApp rrjeti më i madh i shkëmbimit të mesazheve online ndodhet përsëri në telashe.

Ekspertët kanë paralajmëruar përdoruesit që të bëjnë kujdes nëse ju vjen një thirrje nga një numër anonim, tepër i shkurtër se numrat normal, pra kuptohet që është i rremë.

Sipas tyre, hakerat e përdorin këtë numër për të telefonuar nëpërmjet “video call” përdoruesit, të cilët nëse përgjigjen do tju vidhen të gjitha të dhënat në llogarinë e tyre personale.

Por pas rrezikut dhe paralajmërimeve të ekspertëve që në muajin gusht, zhvilluesit e WhatsApp kanë rregulluar gabimin në versionet e Android dhe iOS, që i lejonte hakerat të merrnin të dhënat sapo i përgjigjeshe telefonatës.

Mesa duket ky problem që tashmë është zgjidhur ka qenë vetëm për përdoruesit e smartphone-ve, sepse në web, platforma e “video call” është me një rrjet tjetër RTP, pra transporton të dhënat në kohë reale dhe nuk preket, raporton zdnet.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Einxhel Shkira humb njeriun e familjes, përlot me DEDIKIMIN prekës
Çiljeta Xhilaga me projekte të reja, në bashkëpunim me... »
Article Logic
Execution time: 0.018752098083496
array(1) { ["section"]=> string(56) "whatsapp-ne-telashe-mos-iu-pergjigjni-ketij-numri-137466" }