Wikileaks publikon qindra e-maile, viktima të përdhunimit, homoseksual të fshehur dhe rekorde mjekësore

Publikuar tek: bota, më 11:44 23-08-2016 Wikileaks publikon qindra e-maile, viktima të përdhunimit, homoseksual të fshehur dhe rekorde mjekësore

Një prej databazave më të mëdha në internet për publikimin e dokumenteve, kabllogrameve dhe e-maileve sekrete, Wikileaks, ka publikuar këtë herë qindra e-maile që ekspozojnë jetën private të njerëzve të pafajshëm.

Wikileaks nuk i kontrollon materialet përpara se t’i publikojë dhe së bashku me kabllogramet nga qeveritë janë publikuar edhe e-maile tepër private.

Disa shtetasve sauditë i është ekspozuar orientimi i tyre homoseksual, që dënohet me vdekje në Arabinë Saudite. Qindra e-maile të tjera ekspozojën viktima të përdhunimeve, numrat e tyre të telefonave dhe adresat.

Dr Nayef al Fayez tha se qindra rekorde të pacientëve të tij me tumor në tru janë mes publikimeve të Wikileaks. Në dokumente gjenden edhe probleme të tjera familjare si divorce, martesa dhe fëmijë të humbur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031609058380127
array(1) { ["section"]=> string(107) "wikileaks-publikon-qindra-e-maile-viktima-te-perdhunimit-homoseksual-te-fshehur-dhe-rekorde-mjekesore-50593" }