“WikiLeaks sulmon “Panama Papers”: Ju financon qeveria amerikane nëpërmjet Soros dhe Ford dhe USAID

Publikuar tek: bota, më 13:24 06-04-2016 “WikiLeaks sulmon “Panama Papers”: Ju financon qeveria amerikane nëpërmjet Soros dhe Ford dhe USAID

Duket se pakënaqësia mes WikiLeaks dhe Panama Papers ka nisur me delkaratën e drejtorit të Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativë (ICIJ), Gerard Ryle.

I pyetur nga revista Wired se përse “ICIJ” nuk i publikon të gjitha dokumentet njëherazi, ashtu siç verproi WikiLeaks, ai tha:

“Ne nuk kemi në plan t’i publikojmë të gjitha dokumentet në stilin e WikiLeaks”, duke argumentuar se kjo do të vinte në rrezik të dhënat e njerëzve të pafajshëm.

“Ne nuk jemi WikiLeaks. Ne jemi duke u përpjekur të tregojmë se gazetaria mund të bëhet në mënyrë të përgjegjshme”, thotë Ryle. Ai tregon se si i këshilloi gazetarët nga të gjitha mediat pjesëmarrëse që të publikojnë vetëm ato që janë me interes për vendin e tyre.

Por pyejet që mbetet është se kush e ka në dorë të vendosë cilat dokumente do të publikohen dhe cilat jo? Kush e vendos se cilët janë të pafajshmit? Po në rastin e vendeve si Shqipëria, që aktualisht nuk ka asnjë gazetar që bashkëpunon në investigim?

Por WikiLeaks që fillimisht shprehu hapur entuziazmin për rrjedhjen e dokumenteve tashmë duket të jetë e pakënaqur me mënyrën se si po veprohet me këto dokumente. Dy postimet e fundit nga WikiLekaks e tjegojnë qartë këtë, madje ngrenë dyshime të tjera.

Sulmi ndaj Putinit u prodhua nga OCCRP që shënjestron Rusinë dhe ish-Bashkimin Sovjetik dhe u financua nga USAID dhe Soros”.

Ndërsa në një postim tjetër thuhet:

Ford dhe Soros me bazë në Uashington DC, të cilët janë shmangës të taksave, financojnë “ICJI”, që duket se tashmë ka një problem të llojit “WikiLeaks”.

Në postimin më të fundit nga WikiLeaks, akuzat bëhen edhe më të rënda:

Qeveria amerikane financoi historinë sulmuese “Panama Papers” ndaj Putinit nëpërmjet USAID. Disa gazetarë të mirë, por jo model të integritetit”. /Newsbomb.al/

Screen-Shot-2016-04-04-at-10-640x480.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0308678150177
array(1) { ["section"]=> string(101) "wikileaks-sulmon-panama-papers-ju-financon-qeveria-amerikane-nepermjet-soros-dhe-ford-dhe-usaid-36968" }