Wikipedia feston 15 vjetorin, ndër faqet me të vizituara në internet

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:25 15-01-2016 Wikipedia feston 15 vjetorin, ndër faqet me të vizituara në internet

Enciklopedia bashkëpunuese në rrjet Wikipedia, e cila feston sot 15- vjetorin e krijimit, është kthyer në një nga rrjetet më të vizituara në mbarë botën, si një dritare diturie në interes të përdoruesve të internetit, me variante shpeshherë të rëndësishme nga një gjuhë e huaj në tjetrën.

Sipas një studimi të publikuar sot nga qendra amerikane e kërkimeve ”Pew”, faqet e Wikipedias ka qenë më të shikuarat vitin e kaluar.

Në listën e 10 faqeve frankofone, gjenden tema aktuale si grupi i Shtetit Islamik (ISIS, i dyti) ose revista satirike ”Charlie Hebdo” ( e katërta), shënjestër e sulmit terrorist në muajin janar, por gjithashtu programet në televizion si seriali amerikan “Loja e Froneve” (e pesta) ose Molieri ( i teti) dhe Viktor Hygo (i nënti), transmeton Ata.

Wikipedia, “ISIS” dhe “Loja e Froneve” janë në mesin e botimeve më të lexuara në gjuhën angleze duke u pozicionuar respektivisht në vendin e dytë, të katërt dhe të dhjetë. Por, tema më e konsultuar është lista vjetore e personazheve më të njohur të cilët kanë vdekur.

Wikipedia përfshin sot publikime në 280 gjuhë të ndryshme, me 18 milionë faqe të vizituara mesatarisht në muaj, duke e bërë atë një nga faqet më të vizituara në botë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.080353021621704
array(1) { ["section"]=> string(73) "wikipedia-feston-15-vjetorin-nder-faqet-me-te-vizituara-ne-internet-30097" }