Woman Magazine: Inva Mula, një Diva emigrante

Publikuar tek: kulture-art, më 10:51 10-02-2015 Woman Magazine: Inva Mula, një Diva emigrante

Kështu e ka quajtur , revista “Woman Magazine” Inva Mulën , sopranon e madhe shqiptare. Revista ka shkruajtur me superlative për soprano tonë duke i dedikuar kështu një profil të tërë në faqet e saj. Inva ka lindur në Tiranë në një familje artistësh . Prindërit e saj, Nina (nga Rusia) dhe Avni Mula (nga Kosova) janë të dy artistë të famshëm në Shqipëri. Inva Mula filloi duke marrë mësimet e pianos  që në moshën pesë vjeçare.. Ajo ka marrë shumë çmime dhe mirnjohje nga publiku.  Këngët dhe interpretimt esaj , u bënë  të  famshme  për brezat.

Në 1992 Inva u zhvendos në Francë, ku dhe jeton aktualisht .  Ajo triumfoi në vitin 1993 duke marrë pjesë në "Konkursin e Parë Plaçido Domingo" dhe nga aty filloi një bashkëpunim të ngushtë me mjeshtara të mëdhenj. Pas kësaj, Inva filloi karrierën e saj ndërkombëtare në Operën Avignon me La Traviata, Romeo dhe Xhulieta, dhe Un ballo në Maschera. Inva ishte ftuar në Operan e  Los Angeles për Don Pasquale, La Boheme, Le Nozze di Figaro dhe The Rondinne, pastaj në  Uashington, për të kënduar në Falstaff në Çikago, dhe La Boheme në Nju Jork.

Inva Mula është emëruar soprano e madhe, për aftësinë e saj për të lëvizur nga rolet italiane ‘Bel Canto’ te heroinat  francezë, të cilat zënë një pjesë shumë e rëndësishme repertorin e saj.

Karriera e saj vazhdon me sukses dhe intensitet gjatë gjithë këtij sezoni në Staatsoper Vjenë, dhe me rolin e saj të preferuar Manon, dhe Nedda "I Pagliacci" në Opera Berlin Deutsche.

Inva është absolutisht një model i madh rol, një grua DIVA emigrante që ka frymëzuar shumë gra të tjera nëpër botë”,-shkruan Woman Magazine

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Përrallë nga e kaluara” dhe “Përjetësi" restaurohen
Ndriçim Xhepa i rikthehet skenës, pas shumë vitesh mungesë »
Article Logic
Execution time: 0.019345045089722
array(1) { ["section"]=> string(48) "woman-magazine-inva-mula-nje-diva-emigrante-2910" }