Xhaçka: Kosova nuk mund të bëjë premtime pa denoncuar më parë dështimet e Bashës

Publikuar tek: politike, më 12:53 27-04-2015 Xhaçka: Kosova nuk mund të bëjë premtime pa denoncuar më parë dështimet e Bashës

Deputetja e Partisë Socialiste Olta Xhaçka ka akuzuar gjatë një deklarate për media kreun e Bashkisë së Tiranës Lulzim Bashën se ka dështuar në drejtimin e këtij institucioni. Sipas Xhaçkës, Basha ka lënë rrugë të mjerueshme si dhe gënjeu për uljen e taksave.

"Ka në skizofreni qesharake sot në PD. Në njërën anë kemi zëdhënëset e Lulit që flasin për vizione moderne të Kryetarit me tram, bulevard të ri e karta studentore. Në anën tjetër, kemi kandidatin e vetëm që pranoi të kandidojë në vend të Lulit për Tiranën i cili nga dita në ditë po mëson se nuk ka mundësi të bëjë asnjë premtim, të paraqesë asnjë platformë pa denoncuar dështimet e kryetarit të Partisë së tij", tha Xhaçka.

Deputetja e PS tha se është një situatë paradoksi pasi kandidati i Partisë Demokratike Halim Kosova, nuk mund të ndërtojë asnjë platformë dhe nuk mund të bëjë asnjë premtim pa denoncuar më parë dështimet e Lulzim Bashës.

"Me të drejtë kandidati i Lulit për Tiranën ngriti shqetësimin për mungesën e tregjeve moderne dhe për gjendjen e mjerueshme të tregjeve ekzistuese. Por në vend që të ankohet përpara qytetarëve që e vuajnë këtë situatë çdo ditë, do të bënte mirë t’ia drejtonte këto shqetësime shefit të tij, atij që e kandidoi në Tiranë. Dhe teksa e pyet për tregjet e rrugët, le t’i bëjë Lulit edhe një pyetje për gënjeshtrën mbi uljen e taksave të cilën e trumbetoi aq shumë, por as nuk u përpoq ndonjëherë ta bëjë realitet", tha deputetja e PS, Xhaçka.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Balla-Blushit: Po bën blozë imazhin e qeverisë në prag fushate
Stefani kundër Blushit: Të akuzosh Rilindjen për varfëri është më shumë se një lajthitje »
Article Logic
Execution time: 0.019030809402466
array(1) { ["section"]=> string(84) "xhacka-kosova-nuk-mund-te-beje-premtime-pa-denoncuar-me-pare-deshtimet-e-bashes-9779" }