Xhaçka, Ligori e Leskaj hedhin në gjyq Jozefina Topallin

Publikuar tek: politike, më 10:34 13-02-2015 Xhaçka, Ligori e Leskaj hedhin në gjyq Jozefina Topallin Planifikimi i seancës gjyqësore për pagesat e Xhaçkës, Leskajt dhe Ligorit

Dy deputete dhe një ish-deputete kanë hedhur në gjyq Kuvendin e Shqipërisë sepse nuk ka likujduar detyrimet financiare ndaj tyre. Olta Xhaçka, Shegushe Ligori dhe Valentina Leskaj kanë paditur kuvendin pasi në legjislaturën e kaluar, nuk janë shlyer financiarisht.

Bëhet fjalë për mospagim të pagave në legjislaturën, kur në krye të Kuvendit të Shqipërisë ka qenë Jozefina Topalli. Periudha e mospagesës ka të bëjë me muajt Shtator 2009- Maj 2010.

Tre deputetet asokohe bojkotuan punimet e Kuvendit, së bashku me deputetë të tjerë si Erjon Braçe, Mimi Kodheli dhe Qemal Minxhozi.

Objekti, shpallur sot nga Gjykata e Tiranës është ‘’Detyrim Pagimi i të gjitha përfitimeve financiare’’. Seanca e parë do të zhvillohet po sot, në orën 12.00.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nishani me Drejtorin për Zgjerimin, angazhim për 5 prioritetet
PD, Strazimiri akuzon qeverinë: Krimi ka hapur zyrë pune në Shqipëri »
Article Logic
Execution time: 0.024237871170044
array(1) { ["section"]=> string(60) "xhacka-ligori-e-leskaj-hedhin-ne-gjyq-jozefina-topallin-3212" }