Xhafa iu kërkon deputetëve të vijnë me kostum në komision. Ndoka: A lejohet të veshim bluzën me numrin 23?

Publikuar tek: politike, më 06:06 01-07-2015 Xhafa iu kërkon deputetëve të vijnë me kostum në komision. Ndoka: A lejohet të veshim bluzën me numrin 23?

Mënyra e veshjes së deputetëve në ambientet e Kryesisë së Kuvendit është bërë objekt diskutimi gjatë ditës së djeshme në mbledhjen e  Komisionit Parlamentar të Ligjeve, shkruan gazeta “Panorama”. Kryetari i Komisionit Fatmir Xhafaj, iu ka bërë vërejtje kolegëve për mënyrën se si vishen. Ai i ka gjykuar të papërshatshme veshjen e tyre me T-shirt dhe ka kërkuar që ata të vishen me kostum dhe kollare.

“Të enjten që vjen ligji për Kodin e Etikës. Po nuk besoj se ka nevojë të mësojmë  se si duhet të  silleni. Vetëm shqiptarët duan t’i mësosh si të ecësh në vijat e bardha”, është shprehur Xhafaj.

 Ndërkohë kjo kërkesë ka shkaktuar edhe batuta mes tij dhe deputetit Nard Ndoka,  që me humor i ka pyetur kolegët e tij nëse mund të përdorej në komision  bluza me numër 23 që Rama mbajti në fushatë.

Ndërkohë Bashkim Fino i ka thënë Xhafës “Ore nuk të shoh mirë unë ty, vërtet s’të ka bërë mirë fitorja, ndërkohë që ai është përgjigjur “Mirë më ka bërë, por më ka futur në mendime”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nishani-Glover: Vullneti politik kyç, por nuk përkthehet dot në ligj
Kritikat për zgjedhjet, Moisiu u tregon një barcaletë ndërkombëtarëve »
Article Logic
Execution time: 0.016134977340698
array(1) { ["section"]=> string(109) "xhafa-iu-kerkon-deputeteve-te-vijne-me-kostum-ne-komision-ndoka-a-lejohet-te-veshim-bluzen-me-numrin-23-15043" }