Xhafaj 2 orë me ambasadorët e BE në zyrë, ZBARDHET TAKIMI

Publikuar tek: politike, më 16:22 13-03-2018 Xhafaj 2 orë me ambasadorët e BE në zyrë, ZBARDHET TAKIMI Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi sot një takim informues, për mëse 2 orë me ambasadorët e vendeve të BE-së në Tiranë.

Pas takimit të mbajtur në zyrat e delegacionit në kryeqytet, ministri Xhafaj shkruan në tëitter: “Takimi i dytë pas 3 muajsh me të gjithë ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së. Informova dhe iu përgjigja interesit të tyre të veçantë për punën dhe progresin e bërë në kuadër të zbatimit të prioriteteve dhe masave për konsolidimin e shtetit ligjor.

Prezantuam rezultate konkrete në disa fusha e veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, Antikanabisin, Menaxhimin e Kufirit, Reformën e Policimit në Komunitet, Vetting-un etj. Shprehëm mirënjohjen për bashkëpunimin e krijuar këto muaj pune të përbashkët.

Bashkëbisedim tejet konstruktiv. Jemi të emocionuar dhe të inkurajuar për vlerësimet tejet pozitive, për besimin e shprehur për MB, Policinë e Shtetit dhe Task Forcën Speciale si dhe për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. Jemi në rrugën e duhur. Të vendosur të ecim përpara”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « DENONCIMI/ Dalin në skenë EMRA të rinj, kush e solli Gunvorin në Tiranë; Nga Besnik Sulaj te premtimi për Jurimexit...
Shkrirja e drejtorive të bujqësisë, RAMA NGA ELBASANI: E them me shpirtin që më del… »
Article Logic
Execution time: 0.027827978134155
array(1) { ["section"]=> string(63) "xhafaj-2-ore-me-ambasadoret-e-be-ne-zyre-zbardhet-takimi-113129" }