Xhafaj del i revoltuar para gazetarëve: Jam i shqetësuar nga kjo batërdi, shkaktarët do mbajnë përgjegjësi

Publikuar tek: barometri, më 08:07 18-02-2018 Xhafaj del i revoltuar para gazetarëve: Jam i shqetësuar nga kjo batërdi, shkaktarët do mbajnë përgjegjësi

Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj është shprehur i revoltuar sa i takon abuzimeve që janë evidentuar në pronat publike dhe vijën bregdetare në qarkun e Lezhës.

Gjatë një prononcimi para gazetarëve, Xhafaj tha se është i shqetësuar përballë kësaj situate dhe se po hetohet për vënien e përgjegjësve para drejtësisë.

“Jam i shqetësuar për disa abuzime me tokat, pronat publike e vijën bregdetare në Lezhë. Hetimet që po zhvillohen janë në proces, besojmë se do jenë eficente, hetime po bëhen me prokurorinë dhe Krimet e Rënda. Shpresoj që shkaktarët e kësaj batërdije do vendosen para përgjegjësisë penale së shpejti”, u shpreh ministri Xhafaj, cili ishte i pranishëm në Lezhë, për të prezantuar drejtorin e ri të Policisë vendore, Ferdinand Mara.

Po ashtu, Xhafaj foli edhe për operacionin “forca e ligjit” për godijen e grupeve kriminale.

“Jemi të vendosur të godasim grupet kriminale, e për t’ju prerë lidhjet e asetet ekonomike që i kanë si mjet dhe instrument për të ushtruar veprimtaritë. Shpresoj të kemi rezultate edhe në Lezhë sic kemi patur në qarqe tjera”, tha Xhafaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02672290802002
array(1) { ["section"]=> string(111) "xhafaj-del-i-revoltuar-para-gazetareve-jam-i-shqetesuar-nga-kjo-baterdi-shkaktaret-do-mbajne-pergjegjesi-110627" }