Xhafaj dhe Veliu takim ‘rrufe’ me drejtorin e Policisë në Shkodër

Publikuar tek: aktualitet, më 10:51 03-08-2018 Xhafaj dhe Veliu takim ‘rrufe’ me drejtorin e Policisë në Shkodër Veliu-Xhafaj

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu zhvilloi një takim me strukturat e Policise Vendore Shkodër.

 

Drejtori Vendor Vehbi Bushati tha se Situata e kriminalitetit në qark është nën kontroll dhe ulje me 10% krahasuar me 1 vit më parë.

“Janë kryer disa operacione dhe ndërhyrje në kohë të policisë për parandalimin e ngjarjeve me pasoja. Masa për sezonin turistik, u ngrit stacioni i Thethit. Ulje e ndjeshme e rasteve të kultivimit të kanabisit”, tha Bushati.

“Vlerësim pozitiv për punën e strukturave të Policisë Shkodër. Ju inkurajoj për gjithçka po bëni, megjithë vështirësitë që keni në punën e përditshme.

Vleresim të veçantë për reagimin policor në parandalimin e disa ngjarjeve të fundit në Shkodër, të cilat kanë rritur klimën e besimit të qytetatëve te Policia e Shtetit”, tha Xhafaj ndërsa konstatoi se janë marrë masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut të rënduar për shkak të sezonit veror dhe në Pikat e Kalimit Kufitar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023519039154053
array(1) { ["section"]=> string(70) "xhafaj-dhe-veliu-takim-rrufe-me-drejtorin-e-policise-ne-shkoder-130011" }