Xhafaj:Do ndryshojmë Kushtetutën dhe zgjedhjen e Presidentit, Nishani s’më intimidon. Kritikon Ramën dhe Metën

Publikuar tek: politike, më 13:17 21-08-2015 Xhafaj:Do ndryshojmë Kushtetutën dhe zgjedhjen e Presidentit,  Nishani s’më intimidon. Kritikon Ramën dhe Metën Fatmir Xhafaj

Kryetari i Komisionit për Reformën në Drejtësi Fatmir Xhafaj ka deklaruar sot se janë gati ndryshimet në Kushtetutën Shqiptare pas 9 muaj punë.

“Ndryshimet do prekin pjesën për Prokurorinë dhe përgjithësisht kapitullin kushtetues për gjyqësorin, KLD-në dhe Presidentin. Natyrisht kjo mbetet në vlerësimin e ekspertëve. Shumë shpejt pritet të bëhet publik, për diskutimin, publik parlamentar dhe Komisionin e Venecias.

Është thënë qartë për formulën e zgjedhjes së Presidentit. Janë përcaktuar 51% të votave. Dhe nëse zgjedhja e presidentit do të bëhet me 71 deputetë, duhet të ketë kompetenca më të kufizuara se ç’janë ato kur zgjidhet me 3/5.

Ndryshimi i Kushtetutës është një ngjarje, nuk e ka luksin një vend ta bëjë çdo 6 muaj. Duhen ndryshime të qëndrueshme në kohë dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.”, tha Xhafaj.

Sipas tij politikanët duhet t’u kërkojnë falje qytetarëve për gjendjen e drejtësisë në Shqipëri.

“Të gjithë janë përgjegjës për gjendjen e drejtësisë në Shqipëri.  Opozita ka një shanc të mirë për të qenë pjesë konstruktive e këtij procesi. Përgjithësisht opozita ka shancin të tregojë një ndjenjë përgjegjësie, ka qenë 8 vjet në pushtet PD dhe po aq PS dhe aleatët e tyre. Më së paku duhet që politika e të dy krahëve të bënte një ‘’Mea Culpa’’ për atë që është sot. Gjendja në drejtësi është përgjegjësi e të gjithëve. Është politika që ka lejuar sot dukuri negative, llogaridhënien dhe papërgjegjshmërinë për të dhënë drejtësi qytetarëve. Qytetarët janë të interesuar për ta ndryshuar sjelljen dhe performimin e drejtësisë dhe jo se çfarë mendon maxhoranca dhe opozita”, tha më tej Xhafaj.

Deputeti i PS-së ka folur edhe për raportin me presidentin Bujar Nishani, duke thënë se intervistat e Nishanit nuk e intimidojnë në punën e komisionit.

“E kam lexuar intervistën e presidentit. Jam shumë dakord me integritetin që duhet të ketë një president. Nuk jam dakord me gjuhën e përdorur nga presidenti, me çështje dhe vizionin e tij kushtetues. Nuk mendoj që është punë të merresh me presidentin e Republikës. As të japësh intervista për të intimiduar të tjerë. Unë jam këtu për të bërë detyrën time në shërbim të reformës. Nëse secili do kishte bërë punën e tij mirë në këto vite, dhe sot jam i bindur se nuk do kishim këtë sistem drejtësie që kemi sot, të tjerat janë llafe, komente dhe unë nuk preferoj të merrem me intervista që s’thonë gjë”, theksoi Xhafaj.

Kreu i komisionit për Reformën në Drejtësi ka kritikuar Edi Ramën dhe Ilir Metën në lidhje me mungesën e një kontakti direkt të tyre, për çështje që sipas Xhafës ‘’nuk zgjidhem me intervista, dhe deklarata, apo Facebook”.  Megjithatë, sipas tij koalicioni PS-LSI nuk ka çarje.

“Në vlerësimin tim nuk do mendoja se bëhet fjalë për një përplasje apo çarje por ama një gjë duhet ta them, ka nevojë për më shumë përgjegjësi në raportet brenda koalicionit. S’më duket serioze që shumë gjëra të bëhen publike nëpërmjet deklaratave apo FCB. Nuk ka dhe nuk duhet të ketë diskutime anësore për njërin apo tjetrin përpara atyre çështjeve që preokupojnë realisht qytetarët dhe që duhet të preokupojnë më shumë maxhorancën. Çështjet nuk zgjidhen me intervista, por duke e parë tjetrin në sy dhe duke i thënë gjërat hapur.

Qytetarët e këtij vendi kanë adresuar shpresa të mëdha te mënyra si po qeveris dhe duhet të qeverisë ky koalicion. Këto nuk i kanë adresuar te humoret e individëve por te parimet, sidomos te ata që e drejtojnë këtë koalicion. Shumë gjëra janë kthyer në humor gushti por besoj se PS dhe LSI janë parti të të njëjtit spektër dhe me më shumë luajalitet, mund të bëjnë një koalicion më të fortë”, përfundoi Xhafaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Midis nesh nuk ka çarje”
PBDNJ reagon për “Shën Thanasin” dhe flet për “respekt të imponuar” të lirisë së besimit »
Article Logic
Execution time: 0.029634952545166
array(1) { ["section"]=> string(114) "xhafaj-do-ndryshojme-kushtetuten-dhe-zgjedhjen-e-presidentit-nishani-s-me-intimidon-kritikon-ramen-dhe-meten-18874" }