Xhafaj mbledh me urgjencë krerët e policive në qytetet e mëdha

Publikuar tek: barometri, më 07:59 03-09-2018 Xhafaj mbledh me urgjencë krerët e policive në qytetet e mëdha

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është takuar sot me krerët e Policisë të Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Vlorës e Shkodrës.

 

Mbledhja vjen pas ngajrjeve të bujshme kriminale të ditëve të fundit, kryesisht në qytetin e Shkodrës ku kanë ndodhur disa ekzekutime dhe rrëmbime, por edhe sulmi me armë ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala.

Xhafaj ka kërkuar hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm për ngjarjet si dhe ka inkurajuar për bashkëpunim intensiv me prokurorinë për zbardhjen e këtyre ngjarjeve. Mësohet se ministri Xhafaj ka paralajmëruar për largim nga detyra të disa krerëve të Policisë në Shkodër, Lezhë e Vlorë.

Ministri Xhafaj me tone të ashpra ka kërkuar rezultate konkrete si dhe nga drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu ka kërkuar të largojë të gjithë efektivët e paaftë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.041819095611572
array(1) { ["section"]=> string(69) "xhafaj-mbledh-me-urgjence-kreret-e-policive-ne-qytetet-e-medha-132988" }