Xhafaj në Elbasan, ULTIMATUM policisë: Do i jepni llogari qytetarëve

Publikuar tek: politike, më 12:18 16-04-2018 Xhafaj në Elbasan, ULTIMATUM policisë: Do i jepni llogari qytetarëve Fatmir Xhafaj

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ndodhet në qytetin e Elbasanit ku po mbahet Forumi qytetar për sigurinë publike.

Xhafaj gjatë fjalës së tij foli për marrëdhënien mes organit ligjzbatus edhe qytetarëve, dhe rëndësisë së transparencës për punën që bën policia. Sipas Xhafajt, policia duhet t'i japë llogari qytetarëve për punën e tyre, dhe midis tyre duhet të ketë një proces ndërveprimi dhe komunikimi.

“Ne duam të hapim një marrëdhënie të re nëpërmjet këtij organi ligjzbatues. Si komunikon policia ndaj qytetarëve, dhe në shërbim të tyre. Pikërisht ky proces komunikimi, ndërveprimi, llogaridhënie synon transparencë. Komuniteti duhet të dijë kush është oficeri policisë, drejtori, si shërben ai në një zonë të caktuar, dhe njerëzit duhet të shprehen për punën e policisë, dhe nëse i shërbëjnë mirë këtij komuniteti.”- u shpreh Xhafaj.

Sakaq, shtoi se një polic, drejtor policie duhet të njohë gjithë banorët e zonës, dhe problemet e tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PARALAJMËRIMI i fortë i Xhafajt: Policia do t’ua nxijë jetën
Xhafaj flet për krimin, PD konferencë URGJENTE: Kemi prova, NUK KA QETËSI për Edi Ramën »
Article Logic
Execution time: 0.024893045425415
array(1) { ["section"]=> string(73) "xhafaj-ne-elbasan-ultimatum-policise-do-i-jepni-llogari-qytetareve-117064" }