Xhafaj: PS do të kapë drejtësinë?! Si ta kapim kur duhen 84 deputetë? Nuk ka supermaxhorancë, ju keni thënë që është divorcuar

Publikuar tek: politike, më 14:12 15-01-2016 Xhafaj: PS do të kapë drejtësinë?! Si ta kapim kur duhen 84 deputetë? Nuk ka supermaxhorancë, ju keni thënë që është divorcuar

Fatmir Xhafaj, kreu i Komisionit për Reformën në Drejtësi u kthen një përgjigje deputetëve të opozitës, duke u thënë se nuk ka plan të Partisë Socialiste për të kapur drejtësinë. Madje ai ironizoi duke thënë se nuk ka supermaxhorancë, se vetë deputetët e PD-së po e vënë në dyshim atë. Mbledhja e komisionit ka përfunduar, duke lënë një takim sërish të hënën për diskutime.

“Folët për kapjen dhe tentativë të PS-së për të kapur drejtësinë. Po mirë mo zotëri, ju jeni 62 apo 65 nuk ka rëndësi numri, si mund ta kapi një forcë politike që ka kaq, kur duhen 84. Po pse nuk është 94 sipas kësaj logjike?... Nuk ka supermaxhorancë, ju vetë po thoni: ekziston, nuk ekziston, është divorcuar, cfarë do bëjmë ne me këtë maxhorancë kur ju thoni kështu? ‘’, tha Xhafaj.

FJALA E PLOTË E XHAFAJT:

“Debat i moderuar dhe konstruktiv që u zhvillua. Dy gjëra janë të dallueshme: së pari shprehim vullnetin tonë si ligjvënës se reforma në drejtësi është themelore për integrimin, shtetin e së drejtës dhe qytetarët e Shqipërisë.

Së dyti biem dakord që produkti që kemi është një projekt që ka një bazament të shëndetshëm, për të cilin ndajmë shumë pika të përbashkëta, por që kemi shumë çështje të veçanta të trajtuara nga ky projekt, nga rekomandimet e Komisionit të Venecias, këtij institucioni prestigjoz për të bërë arbitrin në këto rrethana.

Të dyja këto: vullneti dhe pikat e mëdha të përbashkëta janë një bazament që të vazhdojmë një dialog për të gjetur një konsensus shumë më të gjerë nga ky që është sot.

Lufta kundër korrupsionit brenda sistemit, efiçencën dhe përgjegjësinë e sistemit me dukuritë korruptive në shoqëri dhe kapjen politike të sistemit.

Dy të parat janë trajtuar, natyrisht kemi një këndvështrim të ndryshëm për disa aspekte si e shikojm aspektin e tretë.

Qytetarët e këtij vendi meritojnë një drejtësi të ndershme, të barabartë dhe të pavarur. Një drejtësi që të gjykojë si qytetarin dhe zyrtarin, si politikanin e lartë dhe njeriun e thjeshtë, kjo është një domosdoshmëri që ne duhet të përballemi.

Projekti u ka dhënë zgjidhje shumë çështjeve që jep një drejtësi funksionale.

Që në gjenezë, ky ka nisur si një process I mbështetur fort në ekspertizë, vendase dhe ndërkombëtare: të BE-së, SHBA-ve dhe sot ne po shohim produktin e kësaj ekspertize. Po shohim një projekt që është brenda standardeve. Po pse është konceptuar si i tillë, por mirë mo më gjeni një ligj që e diskutojmë ne dhe e e votojmë. Po të gjitha ligjet i bëjnë ekspertët. Dhe politika ulet dhe diskuton mbi përmbajtjen, jo më kur bëhet fjalë për kushtetutë, për nenet themelore dhe gati 30 ligjeve, si mund të bëhet ndryshe pa ekspertë dhe ekspertizë.

Në një moment të caktuar ne të gjithë thamë, prit se përveç saj, kemi nevojë edhe për komisionin e Venecias, me shumë të drejtë u gjykua që t’I kalohej. Komisioni i Venecias e shqyrtoi në një kohë jo të zakonshme dhe solli një dokument paraprak. Ne themi që ky dokument e mbështet dhe vlerëson produktin, natyrisht është pranuar nga ekspertët. Natyrisht që ka nevojë për ndryshim, se pse e çuam në Venecia?

Tani është momenti për t’ua rikthyer atyre dhe për t’u thënë I kemi kuptuar drejt? Nëse ata do thonë, po këto janë, besoj puna e ekspërtëve është përfunduar. Nëse ata thonë këtë s’e keni kuptuar drejt, padyshim që do reflektojmë.

Padyshim që është dialogu politik që finalizohet. Në këtë fazë të tretë do hyjmë në diskutimin e tavolinës thellësisht politike. Çfarë na kanë thënë është standard ndërkombëtar ne nuk do ta prekim, çfarë ndryshojmë po.

Kjo shpresoj të na çojë në zgjidhjen konsensuale. Kjo e dallon nga ajo: ti këtë, unë atë. Kjo është diferenca. Ne këtë po kërkojmë të bëjmë në këtë process.

Ka gjëra që janë të diskutueshme, sipas meje mund të ishin ndryshe. Një gjë normale është kjo, të kesh një këndvështrim tjetër. Është e pranueshme, e logjikshme. Këtë do diskutojmë edhe në vijim.

Folët për kapjen dhe tentativë të PS-së për të kapur drejtësinë. Po mirë mo zotëri, ju jeni 62 apo 65 nuk ka rëndësi numri, si mund ta kapi një forcë politike që ka kaq, kur duhen 84. Po pse nuk është 94 sipas kësaj logjike?

Dyshemeja për një anëtar është 36 vota. Ata që do të jenë në balancë që do të mbeten, kërkojnë një kuorum me 84.

Sot na thuhet 94. Po pse mo kushtetutë sezonale do jetë kjo, kushtetutë për verë dhe kushtetutë për dimër.

Pjesë e mëkatit kam qenë, në ndryshimet kushtetuese. E bëmë nga 84, me 71 për presidentin. Pra një noter duhet të marrë 94 vota, për president duhen 71. Nuk ka sens.  Po logjika që të ketë kuorume të ndryshme, nuk më bën sens.

A kemi një zgjidhje? Na është thënë që duhet të sillni disa propozime. Një variant na ishte thënë 3/5, o 2/3 o rashë e vdiqa..jo mo! Lexojeni mirë rastin e Hungarisë, maxhoranca i ngriti në 2/3 ligjet fiskale, me kuorum të përforcuar që askush të mos prekte logjikën financiare këtu është krejt e kundërta.

Nuk ka supermaxhorancë, ju vetë po thoni: ekziston, nuk ekziston, është divorcuar, çfarë do bëjmë ne me këtë maxhorancë kur ju thoni kështu?” 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gabimi i kapur nga ekspertët ndërkombëtarë në draft, dyshime për manipulim
Zbardhet propozimi i LSI-së, ja ku nuk bien dakord me draftin për Reformën në Drejtësi »
Article Logic
Execution time: 0.0098879337310791
array(1) { ["section"]=> string(127) "xhafaj-ps-do-te-kape-drejtesine-si-ta-kapim-kur-duhen-84-deputete-nuk-ka-supermaxhorance-ju-keni-thene-qe-eshte-divorcuar-30085" }