Xhafaj takim për vettingun: Do kërkoj takim zyrtar me Arta Markun

Publikuar tek: barometri, më 08:25 28-12-2017 Xhafaj takim për vettingun: Do kërkoj takim zyrtar me Arta Markun

Përfundon takimi i ministrit të Brendshëm me konsulentët dhe deputetët për çështjen e vetingut.

Fill pas mbledhjes ministri ka dhënë një prononcim për mediat, ku nuk i ka shpëtuar as pyetjes në lidhje me çështjen e Kryeprokurorit.

I pyetur nga gazetarët se kur realizohet takimi, Xhafaj u shpreh: “Bëre mirë që ma kujtove se në ditët në vijim do kërkoj takim zyrtar me Kryeprokuren”. Ministri i Brendshëm tha se nuk ka mundur ta takojë Kryeprokuren e Përgjithshme Arta Markun për shkak të axhendës së ngarkuar.

Gjatë mbledhjes e cila ka zgjatur 2 orë u diskutua për vetingun në rradhët e policisë, ndërsa Xhafaj tha se vetingu do të sjellë njerëz me integritet dhe do të nisi vitin që vjen, ekzaktësisht në janar. 

Në takimin për çështjen e vetingut morën pjesë deputetë të sigurisë së lartë, ekspertë të OJF-ve që merren me sigurinë, Avokati i Popullit, SHÇBA dhe DPPPP.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017748117446899
array(1) { ["section"]=> string(71) "xhafaj-takim-per-vettingun-do-kerkoj-takim-zyrtar-me-arta-markun-104615" }