Xhafaj takon Presidentin e Antikorrupsionit në Itali, ministri i tregon dokumentin e rëndësishëm (ZBARDHET Ç’I THA)

Publikuar tek: politike, më 17:07 11-01-2018 Xhafaj takon Presidentin e Antikorrupsionit në Itali, ministri i tregon dokumentin e rëndësishëm (ZBARDHET Ç’I THA)

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj priti sot Presidentin e Autoritetit Kombëtar Kundër Korrupsionit në Itali, Raffaele Cantone.

Xhafaj e njohu Cantonen me dokumentin politik të Ministrisë së Brendshme, reformat e fundit që po ndërmerren në Policinë e Shtetit në kuadër të Vettingut në Polici dhe Policimit në Komunitet, ku veçoi asistencën e misionit europian PAMECA. 

Ai e njohu me ecurinë dhe rezultatet e operacionit “Forca e Ligjit”. Ministri i Brendshëm u ndal gjithashtu tek prezantimi i nismës për Vetting-un në Polici, përmes së cilës synohet të shëndoshet organizata dhe promovohen punonjësit me integritet.

Kreu i Autoritetit Antikorrupsion në Itali theksoi rëndësinë e bashkërendimit të reformës në gjyqësor dhe reformimit të Policisë së Shtetit. Ai vlerësoi cilësinë e legjislacionit që po implementohet në Shqipëri dhe u shpreh i gatshëm për të rritur nivelin e bashkëpunimit me Ministrinë e Brendshme, sidomos për masat pas vënies në zbatim të procesit të Vetting-ut, për sigurimin e mekanizmave parandalues dhe garantimit të integritetit në të ardhmen të punonjësve të Policisë.

 

xh2.jpgxh3.jpg

Më shumë në këtë kategori: « Reagon Bushati për miratimin e gjuhës shqipe në Maqedoni: Themeli për një të ardhme euroatlantike
As mysliman as katolik, Edi Rama zbulon çfarë do bëhet Zaho kur të rritet dhe ku do besojë »
Article Logic
Execution time: 0.0034899711608887
array(1) { ["section"]=> string(119) "xhafaj-takon-presidentin-e-antikorrupsionit-ne-itali-ministri-i-tregon-dokumentin-e-rendesishem-zbardhet-c-i-tha-106214" }