Xhaka dhe Shaqiri festuan golat me shenjën e shqiponjës, reagon Vuçiç

Publikuar tek: barometri, më 08:16 24-06-2018 Xhaka dhe Shaqiri festuan golat me shenjën e shqiponjës, reagon Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic ka reaguar për ndeshjen e mbrëmshme midis Zvicrës dhe Serbisë, ku u bënë dy golat historike të kosovarëve, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri të cilët gjithashtu bënë shqiponjën me duar.

 

Vuçic është shprehur i trishtuar me humbjen e përfaqësueses së Serbisë në Botëror, derisa ka thënë se serbët nuk kanë ofenduar askënd, ashtu siç, sipas tij, bënë shqiptarët.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë pas ndeshjes së mbrëmshme me Zvicrën se provokimi i futbollistëve shqiptarë, Xhaka dhe Shaqiri, nuk duhet ta demotivojë Serbinë.

“Kombi ynë është i bashkuar, i bashkuar edhe në trishtim dhe vështirësi, por ne nuk e fyem askënd, sepse e duam vendin tonë dhe nuk e urrejmë askënd. Ne do të mbështesim lojtarët tanë, ne besojmë në fitore në ndeshjen e ardhshme. Dhe, nëse nuk fitojmë, do të vazhdojmë ta duam ekipin tonë”, ka thënë presidenti Vuçic për gazetën serbe Kurir.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.055320978164673
array(1) { ["section"]=> string(75) "xhaka-dhe-shaqiri-festuan-golat-me-shenjen-e-shqiponjes-reagon-vucic-125533" }