Xhani De Biazi rikthehet tek kombëtarja: Forca Shqipëria (FOTO)

Publikuar tek: sport, më 21:07 01-09-2017 Xhani De Biazi rikthehet tek kombëtarja: Forca Shqipëria (FOTO)

Xhani De Biazi është trajneri më i suksesshëm i të gjitha kohërave i kombëtares shqiptare, i cili për herë të parë, arriti të na kualifiojë në kamiponatin europian.

Që nga muaji qershor ai nuk është më trajner i kombëtares, drejtimin e së cilës e ka marrë, Kristian Pannuçi.

Por pavarsisht se nuk është më në stolin e kuq e zinjve, trajneri italian nuk mund të shkëputet dot shpirtërisht nga kjo skuadër.

Ditën e sotme ai i ka bërë një vizitë skuadrës së drejtuar nga Pannuçi, duke u rikthyer edhe një herë aty ku ai përjetoi emocionet më të forta si trajner.

Këtë vizitë, De Biazi e ka pasqyruar në profilin e tij në rrjetin social facebook. 

DSFYTMTY.PNG

Më shumë në këtë kategori: « Shqipëria U21 pa fat, një penallti në minutën e 95-të i mohon barazimin kundër Irlandës së Veriut
Një ditë para ndeshjes flet Christian Panuçi: Për Sadikun vendos nesër »
Article Logic
Execution time: 0.012836933135986
array(1) { ["section"]=> string(66) "xhani-de-biazi-rikthehet-tek-kombetarja-forca-shqiperia-foto-90903" }