Xhelal Mziu shëndosh e mirë pas aksidentit, inspekton punimet në Kamëz

Publikuar tek: politike, më 19:13 20-08-2015 Xhelal Mziu shëndosh e mirë pas aksidentit, inspekton punimet në Kamëz

Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu u përfshi ditën e djeshme në një aksident automobilistik, nga i cili fatmirësisht nuk pati dëmtime të rënda.

Ndonëse, gjatë ditës së djeshme u raportua se Mziu kishte fraktura në kokë, sot kryebashkiaku i Kamzës ka dal të inspektojë punimet që po kryhen në rrugën “Zgjimi”, kështu njofton zyra e shtypit pranë bashkisë.

Nga foto shihet se Mziu nuk ka asnjë shenjë apo frakturë nga aksidenti i ditës së djeshme dhe kryebashkiaku gëzon shëndet të plotë.

Gjatë inspektimit të punimeve në rrugën “Zgjimi”, Mziu është shprehur se ky segment rrugor do të ketë parametra dhe standarde bashkëkohore dhe do të jetë një faktor ndikues për zhvillimin e zonës, dhe do të ndikojë në hapjen e biznese të reja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Godina e Ministrisë së Arsimit, rikonstruksion luksoz me 1 miliard lekë
Punonjësi i bashkisë humbet jetën gjatë prerjes së pemëve, PD kërkon dorëheqjen kryebashkiakes Mandi »
Article Logic
Execution time: 0.027045011520386
array(1) { ["section"]=> string(75) "xhelal-mziu-shendosh-e-mire-pas-aksidentit-inspekton-punimet-ne-kamez-18828" }