Xhelali fillon fushatën, Jemin Gjana shtriqet në kolltuk

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:10 24-04-2015 Xhelali fillon fushatën, Jemin Gjana shtriqet në kolltuk Foto te fushates elektorale te Xhelal Mziut ne Kamez

Eshtë vetë kandidati i PD për bashkinë e Kamzës Xhelal Mziu që ka hapur një profil në rrjetin social facebook, për të pasqyruar aktivitetet e tij për fushatën e zgjedhjeve në këtë bashki. 

Dhe ka filluar të postojë edhe foto, siç është kjo që po përcjellim për lexuesit e neësbom.al, ku Xhelal Mziu është ngritur në këmbë për të folur përpara një kafeneje të mbushur plot me qytetarë. Por duket se më lehtë e ka marrë këtë proces Jemin Gjana, i deleguar i PD në këtë bashki.

Siç shihet në foto, ai është shtriqur në kolltuk, ka hequr dhe xhaketën, dhe duket se më së shumti i ka momente relaksi këto të fushatës, sesa një punë reale dhe konkrete me njerëzit. Xhelali, në fakt, duket se ironikisht e ka postuar edhe këtë foto në profilin e tij në facebook.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028417825698853
array(1) { ["section"]=> string(60) "xhelali-fillon-fushaten-jemin-gjana-shtriqet-ne-kolltuk-9619" }