Xhensila e ‘Big Brother’ merr vendimin që do i ndryshojë jetën

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 13:06 28-06-2016 Xhensila e ‘Big Brother’ merr vendimin që do i ndryshojë jetën

Finalistja e “Big Brother” dhe ish-­Miss Universe 2014, pasi i ka dhënë fund lidhjes me të dashurin biznesmen, i është përkushtuar tashmë biznesit të saj, një club veror i ndërtuar në një sipërfaqe 1 metra katrorë në periferi të Tiranës.

Para pak ditësh, Xhensila Pere organizoi festën inaguruese të këtij clubi veror, që mban emrin “Top Hill”. Në mjediset e jashtme me pishinë, ishin të pranishëm personazhe të botës së spektaklit dhe biznesit, si dhe miq të afërt të Xhensilës.

Në festën e përurimit nuk mungoi ish­i dashuri i saj, Fatjon Hysenbelliu, i cili këto kohë shihet gjithmonë pranë punës dhe projekteve të Xhensilës. Pak kohë më parë, ajo kishte deklaruar në media se po merrej me një projekt të ri jashtë botës së modës dhe ja ku e ka bërë konkret planin e saj. “Lounge Top Hill”, resorti i ri i bërë njësh me natyrën, do të jetë puna kryesore e Xhensilës gjatë verës së nxehtë shkruan 'Panorama'.

Për këtë superinvestim edhe pse është shumë e re në moshë, Xhensila tregon më shumë në këtë intervistë:

Pak ditë më parë inagurove club­in tënd, që do të funksionojë dhe si resort me pishinë këtë verë. Kush ishin prezentë në festën me këtë rast?

Të pranishëm ishin miqtë e mi pjesërisht, persona publikë dhe njerëz të fushës së biznesit.

Çfarë ka të veçantë ky club, mes shumë të tillëve që ekzistojnë në Tiranë?

Realisht është një ndër pishinat më të mira në Tiranë, e cila gjatë darkës funksionon si Lounge, e ndërtuar në një sipërfaqe 1000 metra katrorë.

Është biznes në emrin tënd, apo e ke ngritur me aksionerë?

 Jo, është biznesi im.

Dhe sa kushtoi i gjithë ky investim?

Ka ca rregulla biznesi, ndaj nuk tregohet kurrë e vërteta. Di të them që është një investim i madh, sepse jam përpjekur të ofroj vendin më të mirë në Tiranë, dhe një Lounge që Tirana nuk e ka. Kam shëtitur shumë në Europë dhe botë, dhe gjithçka kam parë e shijuar, jam munduar ta sjell sipas Xhesit.

Dhe cila është veçantia?

Në radhë të parë, vetë pozicioni gjeografik është i vetmi vend që ka oksigjen, gjë që mungon në Tiranë gjatë verës.Është larg zhurmës dhe smogut. Gjithashtu stafi, që është i kualifikuar dhe ofron shërbimin cilësor, ku përgatiten koktejet më të veçanta në vend.

Sa kohë t’u desh për të ngritur një biznes të tillë?

 Gjithçka është bëre nga e para, ndaj jam angazhuar nonstop prej 3 muajsh.

xhensila1.jpg

xhensila.jpg

 

 

 

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025317907333374
array(1) { ["section"]=> string(66) "xhensila-e-big-brother-merr-vendimin-qe-do-i-ndryshoje-jeten-44819" }