Xherdan Shaqiri: Ekipi më i mirë ku kam luajtur Bajern. Por Interin do ta çojmë përpara

Publikuar tek: sport, më 13:49 24-03-2015 Xherdan Shaqiri: Ekipi më i mirë ku kam luajtur Bajern. Por Interin do ta çojmë përpara Xherdan Shaqiri, sezoni i pare me Interin

Xherdan Shaqiri ka dhënë një intervistë të gjatë në radion srf. Flet për të tashmen, të kaluarën dhe të ardhmen. Cila ka qenë për të skuadra më e mirë ku ka luajtur? “Sigurisht te Bajern. Eshtë klubi më i mirë në botë”, thotë Shaqiri.

Megjithatë, ka fjalë shumë të mira edhe për Interin. “Skuadra nuk është në nivelin e Bajernit, por është ajo që do të doja unë për të ecur përpara. Do të jem këtu përfundimisht. Interistët më kanë dhënë perspektivat më të mira me një trajner në lartësinë e duhur. Kemi një projekt, dhe duam ta çojmë Interin aty ku e meriton të jetë dhe unë do të jap një dorë që kjo të ndodhë. Ka edhe një tjetër motiv pse Shaqiri nuk do të largohet nga Italia. “E dua Milanon, e preferoj  më shumë se Monacon shton talenti. Endrra e Shaqirit është të kthehet herët a vonë aty ku ka filluar karriera e tij si futbollist. “Do të më pëlqente ta përfundoja karrierën te Basilea. E them seriozisht. Nuk do të rikthehesha për para, por herët a vonë sigurisht do të luajë aty”. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kosova jo pjesë e Botërorit “Rusia 2018”
Platini rizgjidhet për të tretën herë në krye të UEFA-s »
Article Logic
Execution time: 0.017292022705078
array(1) { ["section"]=> string(90) "xherdan-shaqiri-ekipi-me-i-mire-ku-kam-luajtur-bajern-por-interin-do-ta-cojme-perpara-6802" }