Xherdan Shaqiri, puthje dhe përqafime me bukuroshen Angelica

Publikuar tek: sport, më 12:25 27-01-2015 Xherdan Shaqiri, puthje dhe përqafime me bukuroshen Angelica

Aventura e Xherdan Shaqirit te skuadra efutbollit Italian Inter, nisi në mënyrën më të mirë me gol në debutimin si titular. Por përveç fushës së lojës, asi i kombëtares zvicerane të futbollit, di të “driblojë” dhe në jetën private.

Kosovari Xherdan Shaqiri padyshim është në qendër të vëmendjes në Itali dhe kjo ka bërë që ai të ndiqet në çdo hap edhe nga paparacët, të cilët e kanë zënë “në grackë”, duke u argëtuar me modelen italiane Angelica në një restorant në Milano. Në bazë të fotove të publikuara shihet shumë qartë se ylli shqiptar i Zvicrës është ndjerë këndshëm pranë bukuroshes Angelica.

Xherdan Shaqiri u transferua këtë dimër nga Bayern Munchen te skuadra e Inter, dhe bashkë me Podolskin, shihet si nga futbollistët kryesorë që do ndryshojnë sezonin negative të zikaltërve. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edhe Aleksandër Gjoka “I Kuq”, Partizani prezanton tifozin VIP
Lorik Cana, përjashtim i padrejtë në fitoren ndaj Milanit »
Article Logic
Execution time: 0.019150018692017
array(1) { ["section"]=> string(64) "xherdan-shaqiri-puthje-dhe-perqafime-me-bukuroshen-angelica-1617" }