Xherdan Shaqiri tregon pse festoi me shqiponjë golin kundër Serbisë

Publikuar tek: sport, më 22:09 22-06-2018 Xherdan Shaqiri tregon pse festoi me shqiponjë golin kundër Serbisë

Futbollisti i kombëtares zvicerane, Xherdan Shaqiri është pyetur se përse zgjodhi të festojë me simbolin e shqiponjës.

Shaqiri shënoi golin e dytë të fitores ndaj Serbisë, dhe festoi si autori i golit të barazimit, Granit Xhaka, duke kryqëzuar duart në formën e shqiponjës.

Shaqiri u përgjigj:

“Nuk dua të flas për këtë, në futboll ke emocione dhe mund ta shihni çfarë bëra. Është vetëm emocion, jam shumë i lumtur që shënova. Nuk mendoj se është koha të flasim për këtë festim. E kemi treguar prej vitesh dhe e shfaqëm përsëri sot në fushën e lojës. Ne e kthyem ndeshjen dhe sot jam shumë i lumtur".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Jo vetëm goli dhe festa me shqiponjë, Xhaka-serbëve: Kjo është për ju (Mesazhi)
Pendohet Xhaka, fshin nga Instagrami statusin për Serbinë, ja çfarë kishte thënë »
Article Logic
Execution time: 0.022392988204956
array(1) { ["section"]=> string(74) "xherdan-shaqiri-tregon-pse-festoi-me-shqiponje-golin-kunder-serbise-125404" }