Xhihadistët e ISIS shkatërrojnë qytetin arkeologjik të Nimrud, reagon UNESCO: Krim Lufte

Publikuar tek: kulture-art, më 13:02 06-03-2015 Xhihadistët e ISIS shkatërrojnë qytetin arkeologjik të Nimrud, reagon UNESCO: Krim Lufte Pamje e mureve te pallatit kryesor ne qytetin antik te Nimrud

Furia shkatërruese e xhihadistëve të shtetit islam nuk ndalet: Sipas dëshmitarëve okularë të cituar nga një stacion televiziv satelitor kurd, njerëzit e kalifit Abu Bakr Al Bagdad kanë shkatërruar me buldozerë qytetin e lashtë të Nimrud që është i vendosur në juglindje të qytetit të Mosulit në Irakun e Veriut.

“Ata kanë marrë mjete të mëdha dhe kanë shkatërruar monumentet dhe rrënojat e qytetit arkeologjik të Nimrudit” tha një dëshmitar. Dëshmimtarët thonë se xhihadistët do të vazhdojnë shkatërrimin dhe kanë hapur fjalë se do të bëjnë rrafsh me tokën të gjitha monumentet në këtë qytet.

Sipas UNESCO-s ky është “një krim lufte”. Deklarata u bë nga drejtorja e përgjithshme e UNESCO Irina Bokova që u bëri apel të gjithë udhëheqësve politikë dhe fetarë në rajon që të ngrihen kundër këtij barbarizmi. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nisin audicionet për “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar”
Gabriel Garko vjen në Tiranë, newsbomb.al zbulon detajet »
Article Logic
Execution time: 0.019535064697266
array(1) { ["section"]=> string(91) "xhihadistet-e-isis-shkaterrojne-qytetin-arkeologjik-te-nimrud-reagon-unesco-krim-lufte-5133" }